Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Braho tregoi mekanizimin si Belinda Balluku tentoi të manipulojë provat! Zbardhen diskutimet pa media: Ja pse kërkohet arrestimi, priten bashkēpunëtorë të Drejtësisë

Editor by Editor
March 3, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
LIVE/ Diskutimet e mbyllura në Këshillin e Mandateve për Ballukun, SPAK: Prova për kërcënimin e dëshmitarëve janë të pranishme
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet raporti i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për heqjen e imuniteti të Belinda Ballukut si deputete e PS, tashmë që është shkarkuar nga kryeministri Edi Rama nga postet e saj në qeveri, si zv.kryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Në raportin e PD janë zbardhur dhe transkriptet e mbledhjes me dyer të mbyllura në të cilën prokurorët e SPAK kanë paraqitur argumentet dhe provat pse Belinda Balluku duhej arrestuar dhe jo lënë e lirë dhe me mandat deputeti.

Në këtë mbledhje, prokurorët kanë konstatuar se Belinda Balluku ka intimiduar dëshmitarët të cilët mund të behën dhe “bashkëpunëtorë të drejtësisë”.

Por kërcënimet sipas prokurorëve të SPAK kanë ardhur nga grupe kriminale, të cilët janë zbuluar dhe në cilën zonë operojnë në Shqipëri.

Madje dhe zyrtarët e ministrisë kanë tentuar të kërcënojnë dhe joshin dëshmitarët, duke përmendur rastin e zyrtares me inicialet M.K.

“Deklarimet e tyre në mbledhjen e Këshillit, prokurorët i dokumentuan përmes paraqitjes së provave, që konfirmojnë sa më lart. Konkretisht, në Transkriptin e përgjimit të datës 20.11.202524, në faqen 4/13 provohet kërcënimi me largim nga puna dhe tentativa për korruptim përmes ofrimit të parave nga zyrtarë të lartë publikë, ndërkohë në faqen 6/13 provohet kërcënimi përmes pesonave “të fortë” (jo zyrtarë publikë), duke identifikuar edhe zonën përkatëse ku ato ushtrojnë aktivitetin kriminal.

26-1
Pjese nga raporti per heqjen e imunitetit te Ballukut
26-1
Pjese nga raporti per heqjen e imunitetit te Ballukut

Nga ana tjetër, prokuroria konfirmoi në mbledhjen e datës 23.02.2026 të Këshillit, se ende hetimet janë në fazë të hershme dhe jo të gjitha provat ka qenë e mundur të mblidhen apo sigurohen. Kjo edhe për shkak të vonesave të shkaktuara nga institucionet nën influencën e deputetes Belinda Balluku (institucione ku titullarët janë emërtesë e saj si Ministre)”, thuhet në raport.

PROVAT dhe HELMINI I TYRE

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Intimiteteve sipas raportit të PD, prokurori Dritan Prençi është shprehur se institucionet në varësi të Ballukut kanë zvarritur procedurat e dhënies së dokumentacioneve. Ai ka përmendur rastin e Autoritetit Rrugor Shqiptar që sipas prokurorëve të SPAK ka vonuar dokumentet.

“Prokurori Dritan Prenci : Jemi në fillimet e hetimeve të procedurave të tjera dhe akoma shumë veprime hetimore për t’u kryer për shumë procedura prokurimi, apo edhe prova shkresore për t’u administruar, që nuk janë administruar. Kemi patur mangësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, sepse nuk na i ka sjellë në kohë, na janë vonuar dhe akoma nuk i kemi administruar të gjitha dokumentacionet përkatëse të këtyre procedurave prokurimi”- thuhet në dokumentin e depozituar në Parlament.

Më tej, citohet dhe kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, i cili zbërthen mekanizimin se si po tentohen të helmohen provat.

Ai shpjegon se e vetmja mënyrë për të ruajtur provat është fakti që balluku të arrestohet dhe t’i pengohet të takojë

“Prokurori Klodjan Braho: Cili është mekanizmi? Mekanizmi është duke takuar vartësit, personat që mund t’i ketë emëruar, personat që sipas hetimeve dyshojmë se mund t’i ketë kontrolluar, dhe dyshojmë që kjo veprimtari mund të ndodhë edhe në të ardhmen, siç edhe kemi një bisedë konkrete që krijon dyshime serioze që ka ndodhur. Duke qenë se është kjo mundësi, se mund të mos jesh edhe në funksion, por ke diku një person tjetër që ka pushtet mbi dëshmitarin, që është drejtori i dëshmitarit, për shembull. Duke pasur mundësinë për t’u takuar me njerëzit, që ia lejojnë masat aktuale, rritet rreziku për të helmuar provat, qoftë për dëshmitarët, qoftë edhe për të bashkëpandehurit, sepse edhe i bashkëpandehuri mund të pendohet nesër ose mund të bashkëpunojë me hetimin. Prandaj, ne jemi për këto lloj masash sigurimi, që i ndalojnë personit në hetim kontaktet me personat e tjerë, dhe prandaj janë masat me proporcionale të mundshme ne krahasim me të tjerat, pasi nuk ka një masë tjetër që ta kënaqë këtë nevojë sigurimi.”- thekson raporti i opozitës.

Më tej, prokurorja e SPAK Dorina Bejko shton se: “ Në vijim kemi administruar një pjesë të praktikave dokumentare, por jo të gjitha praktikat dokumentare që u përkasin këtyre procedurave objekt hetimi”.

Pjesa nga raporti
Pjesa nga raporti

Ne argumentet e paraqitura në raportin e opozitës kërkohet që të vijohet me heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke i penguar mundësinë e prishjes së provave dhe ndikimin në hetimet e SPAK.

“Për këtë shkak, rezulton e provuar se ekziston rreziku për prishjen e provave dhe ndikimin mbi hetimet e prokurorisë. Kuvendi duhet të veprojë pa asnjë vonesë të metejshme për heqjen e imunitetit, duke mos ndikuar në dhënien kohë që deputetja Balluku të vendos në rrezik efikasitetin e procedimit penal apo të helmojë provat.

* Nevoja e kryerjes së veprimit nga ana e prokurorisë, në kuadër të përshtatshmërisë së masës së kërkuar

Prokuroria, në kërkesën e saj dhe në përgjigjet e dhëna përpara Këshillit për Imunitetin, treguan qartë se çdo masë tjetër, veç asaj të arrestit, është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të veprës penale për të cilat po procedohet dhe për shkak të personalitetit të deputetes Belinda Balluku.

Në këtë drejtim, duhet të evidentohet se rasti konkret paraqet rrezikshmëri të shtuar, për shkak të përsëritjes në vazhdimësi të të njëjtës vepër penale, duke dëmtuar drejtpërdrejt imazhin e institucioneve shqiptare në sytë e opinionit publik, por edhe imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Konkretisht, pasur parasysh parashikimet e neneve 228, 229, 230, 260 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria argumenton se, pas momentit të caktimit të masave të para të sigurimit (masa më të lehta se ato për të cilat kërkohet autorizimi), nevojat e sigurimit janë rënduar për personin nën hetim dhe të pandehurën Belinda Balluku, pasi:

1 . Po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të kësaj shtetaseje në lidhje me disa procedura prokurimi të tjera, si dhe po hetohen veprimet e saj në një procedurë koncensioni;

2 . Ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (Sjellim në vëmendje se Prokuroria e Posaçme ka informuar Kuvendin se vazhdimisht gjatë këtij hetimi administrohen prova nga institucione të ndryshme, dokumentacioni kryesor gjendet pranë Institucionit Qendror që drejton vetë kjo shtetase, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pyeten dëshmitarë të ndryshëm, si persona zyrtarë, vartës të kësaj të pandehure etj.). Gjendja e lirë e të pandehurës, paraqet rrezik real në mbledhjen e provave, për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron, si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave apo në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave. Është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët.

3 . Largimi i të pandehurës ose rreziku që ajo të largohet (Ekziston rreziku i largimit të të pandehurës, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që dyshohet, si dhe pasur parasysh rrethanën se këtë vepër penale dyshohet se e ajo e ka kryer disa herë dhe në bashkëpunim).

4 . Rreziku se e pandehura për shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit të saj, mund të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet. Për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurës, duke qenë në ushtrimin e funksioneve të saj, për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ajo të kryejë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet. (Prokuroria e Posaçme sjell në vëmendje se po hetohen disa procedura prokurimi dhe se e pandehura menaxhon në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera, të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ajo drejton)”, thekson raporti.

Previous Post

Goretzka te Interi, zikaltrit mund ta transferojnë pa kosto nga Bayerni

Next Post

Seanca në GJKKO për çështjen ‘Sterilizimi’, ish-ministri Beqaj kërkon të informohet mbi akuzën: Kam dëshirë që audioregistrimi të dëgjohet në sallë.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pamje alarmuese: Punëtorët kinezë në skela në Tel Aviv dëshmojnë rënien e një rakete në ndërtesën nën ta.

Pamje alarmuese: Punëtorët kinezë në skela në Tel Aviv dëshmojnë rënien e një rakete në ndërtesën nën ta.

March 3, 2026
El Mencho i jepet një varrim të madh në një arkivol të artë, funerali i tij në Meksikë nën mbikëqyrje të rreptë الأمنية.

El Mencho i jepet një varrim të madh në një arkivol të artë, funerali i tij në Meksikë nën mbikëqyrje të rreptë الأمنية.

March 3, 2026
Thashethemet dhe teoritë rreth Jim Carrey që morën një jehonë të madhe në internet, fanellat spekulonin se aktori nuk ishte ai vetë në paraqitjen e tij të fundit; ylli i Hollivudit ndan reagimin e tij.

Lufta në Lindjen e Mesme/Shtyhen ndeshjet në Katar; ‘derbi’ mes Roberto Mancinit dhe Simone Inzaghit anulohet.

AKTUALITET

Pamje alarmuese: Punëtorët kinezë në skela në Tel Aviv dëshmojnë rënien e një rakete në ndërtesën nën ta.

by timoni.al
March 3, 2026
0

Punëtorët kinezë në një skelë në Tel Aviv kanë përjetuar një gjendje shoku pasi dëshmuan një raketë iraniane që goditi...

Read moreDetails
El Mencho i jepet një varrim të madh në një arkivol të artë, funerali i tij në Meksikë nën mbikëqyrje të rreptë الأمنية.

El Mencho i jepet një varrim të madh në një arkivol të artë, funerali i tij në Meksikë nën mbikëqyrje të rreptë الأمنية.

March 3, 2026
Thashethemet dhe teoritë rreth Jim Carrey që morën një jehonë të madhe në internet, fanellat spekulonin se aktori nuk ishte ai vetë në paraqitjen e tij të fundit; ylli i Hollivudit ndan reagimin e tij.

Thashethemet dhe teoritë rreth Jim Carrey që morën një jehonë të madhe në internet, fanellat spekulonin se aktori nuk ishte ai vetë në paraqitjen e tij të fundit; ylli i Hollivudit ndan reagimin e tij.

March 3, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/Shtyhen ndeshjet në Katar; ‘derbi’ mes Roberto Mancinit dhe Simone Inzaghit anulohet.

Lufta në Lindjen e Mesme/Shtyhen ndeshjet në Katar; ‘derbi’ mes Roberto Mancinit dhe Simone Inzaghit anulohet.

March 3, 2026
Izraeli fokuson vëmendjen nga Libani, synon shkatërrimin e mbetjeve të Hezbollahut, ndërsa grupi terrorist godet me raketë fshatin Jouval, duke lënë 4 të plagosur.

Izraeli fokuson vëmendjen nga Libani, synon shkatërrimin e mbetjeve të Hezbollahut, ndërsa grupi terrorist godet me raketë fshatin Jouval, duke lënë 4 të plagosur.

March 3, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pamje alarmuese: Punëtorët kinezë në skela në Tel Aviv dëshmojnë rënien e një rakete në ndërtesën nën ta.

Pamje alarmuese: Punëtorët kinezë në skela në Tel Aviv dëshmojnë rënien e një rakete në ndërtesën nën ta.

March 3, 2026
El Mencho i jepet një varrim të madh në një arkivol të artë, funerali i tij në Meksikë nën mbikëqyrje të rreptë الأمنية.

El Mencho i jepet një varrim të madh në një arkivol të artë, funerali i tij në Meksikë nën mbikëqyrje të rreptë الأمنية.

March 3, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al