Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pastron paratë Belinda/Pse SPAK duhet të hetojë me urgjencë aferën e radhës së Ballukut dhe Bashkim Ulajt për pronat në Rrjoll

Editor by Editor
March 3, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Pastron paratë Belinda/Pse SPAK duhet të hetojë me urgjencë aferën e radhës së Ballukut dhe Bashkim Ulajt për pronat në Rrjoll
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në datën 16 janar 2026, Belinda Balluku i ka bërë nderin e dytë të madh të jetës biznesmenit Bashkim Ulaj. Nderi i parë ishte firmosja e koncesionit të rrugës Thumanë – Kashar.

Ndërkohë, në kulmin e procedurave ligjire në Kuvend dhe në Gjykatën Kushtetuese për imunitetin, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka firmosur pas një kalvari 13 mujor lejen e ndërtimit të resortit turistik “Blue Borgo”, i ndodhur në fshatin Baks Rrjoll, në Bashkinë Shkodër.

Ministrja me disa akuza mbi shpinë, ka sfiduar hapur çdokënd, nga banorët e zonës në Baks, të cilët u ngritën në protesta, prokurorët, deputetët apo edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Me një të rënë të lapsit, Balluku i dha biznesmenit Ulaj, plot 146 hektarë në zonën ranore në afërsi të Velipojës, teksa koha dhe mënyra e firmosjes së kësaj leje është tepër e dyshimtë.

Timoni.al ka mësuar se, krerët e shtetit kanë ngurruar për muaj me radhë për të firmosur këtë leje gjigande, duke qenë se banorët e Baks Rrjoll kanë bërë padi në gjykatë dhe kallëzime në Prokurorinë e Posaçme për tjetërsime pronash.

Por, në këto kohë, ministrja Balluku nuk ka asgjë për të humbur, duke parë këmbënguljen e Prokurorisë së Posaçme për t’a vënë nën akuzë apo për t’i vendosur një masë shtrënguese sigurie.

Redaksia e Timoni.al ka zbardhur ekskluzivisht këtë leje ndërtimi, e cila qendrontenë zyrat e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit.

Ministrat e linjës, sidomos ata të Mjedisit dhe Turizmit, kanë ngurruar për të vendosur firmën e tyre, nga frika e një hetimi të mundshëm të SPAK-ut.

Por, ja ku vjen sërish ministrja Balluku, e cila në një kohë shumë të trazuar, vendos emrin, vulën dhe firmën e saj.

Pas kësaj firme, Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur me shpejtësi këtë leje ndërtimit, për objektin “resort turistik blue borgo me 33 struktura akomoduese dhe shërbimi me 3 dhe 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, 1 strukturë akomoduese tip hotel me 1 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, 3 struktura social kulturore me 1 dhe 3 kate mbi tokë”, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues “Aba Blue Borgo”.

Në dokumentet që ka hulumtuar VoxNews përcaktohet se zona ku zhvillohet masterplani ka një sipërfaqe prej 146 ha.

“Ekziston një rrugë e re lidhëse që kalon përmes zonës, duke e ndarë atë në një zonë të pjerrët me sipërfaqe 89 ha, dhe një zonë të sheshtë ku do të vendoset struktura akomoduese. Vendi është i aksesueshëm me lidhje ndërkombëtare dhe kombëtare me transport privat” thuhet në dokument.
Sipas saj, i gjithë totali i ndërtimit është përqëndruar në masterplanin e propozuar në zonën e sheshtë të pronës.

“Masterplani i propozuar ka një total ndërtimi mbi tokë prej 404,612.50 m2. Projekti parashikon zhvillimin e një kompleksi multifunksional në një zonë bregdetare, i cili përfshin një gamë të gjerë strukturash dhe shërbimesh të larmishme për të plotësuar nevojat e vizitorëve dhe banorëve” vijon dokumenti.
Pra, në një zonë gjigante me sipërfaqe prej 1,460,549.8 m2 do të vendoset ky resort.

Në një kohë që opinioni publik mbushej me lajmet e seancave në Këshillin e Mandateve, në Gjykatën Kushtetuese apo edhe vendime të Prokurorisë së Posaçme, ministrja Belinda Balluku ka vepruar me shpejtësi dhe ka fituar kohë që të firmosë “nderin” e dytë për Ulajn.

Në datën 23 janar 2026, kompania e Ulajt regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit lejen e ndërtimit të zbardhur nga KKTU.

Sipas dokumentit që ka siguruar ekskluzivisht Timoni.al, shoqëria “ABA Blue Borgo” i kërkoi QKB-së kërkesë për hapje të adresës sekondare të ushtrimit të aktivitetit.

Kërkesën e bëri administratorja Ledi Hysenaj, e cila kërkonte me ngum që të hapej adresa në zonën e Baks Rrjoll, Bashkia Shkodër.

Administratorja kërkonte të regjistronte lejen e ndërtimit për resortin “Blue Borgo”, “sipas lejes së
ndërtimit nr. 360/1 prot, datë 15.01.2026, të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit”.

Burimet kanë mësuar se kompania që do të ndërtojë resortin është regjistruar disa vite më parë në QKB. Janë bërë disa transaksione mes biznesmenit Bashkim Ulaj, i cili ka marrë dhe ka shitur disa aksione te familjarë dhe njerëz të afërt të tij.

Ka dyshime se transaksionet janë formale, ku në disa raste është edhe për të humbur gjurmët nga pronari fillestar.

Fillimisht, i besuari i tij Andri Kasneci e regjistroi kompaninë në emër të tij dhe pas nxjerrjes dhe kërkesave për leje në KKTU, aksionet i kanë kaluar më pas Bashkim Ulajt.

Previous Post

36-vjeçari në Cërrik kapet pas grabitjes së një shume parash nga një dyqan, ndërsa nipi i tij 15-vjeçar përballet me akuza penale.

Next Post

Hapja e rrugës Elbasan-Përrenjas, policia iu bën thirrje qytetarëve: Ndijmoni sinjalizimin rrugor.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Thashethemet dhe teoritë rreth Jim Carrey që morën një jehonë të madhe në internet, fanellat spekulonin se aktori nuk ishte ai vetë në paraqitjen e tij të fundit; ylli i Hollivudit ndan reagimin e tij.

Lufta në Lindjen e Mesme/Shtyhen ndeshjet në Katar; ‘derbi’ mes Roberto Mancinit dhe Simone Inzaghit anulohet.

Lufta në Lindjen e Mesme/Shtyhen ndeshjet në Katar; ‘derbi’ mes Roberto Mancinit dhe Simone Inzaghit anulohet.

March 3, 2026
Izraeli fokuson vëmendjen nga Libani, synon shkatërrimin e mbetjeve të Hezbollahut, ndërsa grupi terrorist godet me raketë fshatin Jouval, duke lënë 4 të plagosur.

Izraeli fokuson vëmendjen nga Libani, synon shkatërrimin e mbetjeve të Hezbollahut, ndërsa grupi terrorist godet me raketë fshatin Jouval, duke lënë 4 të plagosur.

March 3, 2026
Sportet automobilistike në kaos, nga Formula 1 te WEC, garat nën kërcënim.

AKTUALITET

by timoni.al
March 3, 2026
0

Përfaqësuesi i Jim Carrey ka mohuar pretendimet se aktori amerikan ishte zëvendësuar nga një sozi gjatë ndarjes së Çmimeve César...

Read moreDetails
Lufta në Lindjen e Mesme/Shtyhen ndeshjet në Katar; ‘derbi’ mes Roberto Mancinit dhe Simone Inzaghit anulohet.

Lufta në Lindjen e Mesme/Shtyhen ndeshjet në Katar; ‘derbi’ mes Roberto Mancinit dhe Simone Inzaghit anulohet.

March 3, 2026
Izraeli fokuson vëmendjen nga Libani, synon shkatërrimin e mbetjeve të Hezbollahut, ndërsa grupi terrorist godet me raketë fshatin Jouval, duke lënë 4 të plagosur.

Izraeli fokuson vëmendjen nga Libani, synon shkatërrimin e mbetjeve të Hezbollahut, ndërsa grupi terrorist godet me raketë fshatin Jouval, duke lënë 4 të plagosur.

March 3, 2026
Sportet automobilistike në kaos, nga Formula 1 te WEC, garat nën kërcënim.

Sportet automobilistike në kaos, nga Formula 1 te WEC, garat nën kërcënim.

March 3, 2026
Ambasada e SHBA-ve në Arabinë Saudite jep një njoftim për një “sulm të mundshëm” në afërsi.

Ambasada e SHBA-ve në Arabinë Saudite jep një njoftim për një “sulm të mundshëm” në afërsi.

March 3, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Thashethemet dhe teoritë rreth Jim Carrey që morën një jehonë të madhe në internet, fanellat spekulonin se aktori nuk ishte ai vetë në paraqitjen e tij të fundit; ylli i Hollivudit ndan reagimin e tij.

Thashethemet dhe teoritë rreth Jim Carrey që morën një jehonë të madhe në internet, fanellat spekulonin se aktori nuk ishte ai vetë në paraqitjen e tij të fundit; ylli i Hollivudit ndan reagimin e tij.

March 3, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/Shtyhen ndeshjet në Katar; ‘derbi’ mes Roberto Mancinit dhe Simone Inzaghit anulohet.

Lufta në Lindjen e Mesme/Shtyhen ndeshjet në Katar; ‘derbi’ mes Roberto Mancinit dhe Simone Inzaghit anulohet.

March 3, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al