Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë prezantuar filmin e tyre më të ri, “Loja e Fundit”, në qytetin e Shkodrës. Për ata, mikpritja e këtij qyteti është gjithmonë e veçantë, sidomos kur flitet për komedi dhe humor. Kiara Tito shprehu emocionet e saj duke thënë: “Është fantastike e gjithë kjo që po ndodh, si një magji e vërtetë. Kam realizuar një ëndërr.” Ndërsa Luiz Ejlli theksoi vështirësitë, duke sqaruar se ato nuk ishin për shkak të profesionalizmit, por për numrin e madh të aktorëve: “Ka qenë e bukur, ka qenë kënaqësi të pasim role.”
Filmi “Loja e Fundit” do të shfaqet për dhjetë ditë me radhë në kinemanë “Republika” në Shkodër.















