Në një operacion të zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, është zbuluar një dyqan në rrugën “Demokracia” në Babrru, ku shiteshin veshje të dyshuara të kontrabanduara me logo false dhe pa lëshuar fatura shitjeje.
Si rezultat i hetimeve, administratorja e dyqanit, shtetasja E. N., 38 vjeçe, u arrestua. Gjatë kontrollit në dyqan, specialistët sekuestrouan veshje të ndryshme me markat ndërkombëtare, vlera e të cilave arrin rreth 40,000 euro. Këto produkte dyshohen se janë të falsifikuara dhe nuk kishin dokumente që të vërtetojnë origjinën e tyre.
Ky operacion, i koduar “Etiketa 1”, është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të identifikuar aktivitetet informale që shmangin detyrimet tatimore. Materialet e mbledhura nga hetimet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.















