Botërori i këtij viti ka hyrë në kaos për shkak të dhunës që ka shpërthyer në Meksikë, ku kartelet e drogës po shkaktojnë trazira të mëdha. Një lider i njohur i kartelit, Nemesio Rubén Oseguera Cervantes, i quajtur El Mencho, u eliminua gjatë një operacion ushtarak, duke sjellë hakmarrjen e bandave që tashmë janë duke shkaktuar chaos në Guadalajara – qyteti që do të mirëpresë disa nga ndeshjet e Botërorit.
Ky vit, Botërori do të zhvillohet në tri vende: SHBA, Kanada dhe Meksikë, me 13 ndeshje që do të luhen në Mexiko City, Monterrey dhe Guadalajara. Megjithatë, aktualisht, Guadalajara, qyteti i dytë më i madh në Meksikë, është përfshirë nga dhuna, duke shkaktuar shqetësime serioze. Pas vrasjes së Oseguera, bandat kanë nisur sulme ndaj civilëve dhe përplasje të armatosura kanë shpërthyer në Jalisco, duke e kthyer qytetin në një arenë lufte.
Pamjet nga aeroporti i Guadalajara-s tregojnë turistë që ikin me panik, ndërsa bllokadat rrugore dhe djegia e makinave kanë paralizuar qytetin. Guvernatori i Jalisco-s, Pablo Lemus Navarro, shpalli një kod të kuq, duke pezulluar transportin publik dhe duke anuluar aktivitete të tjera. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Kanadaja kanë lëshuar paralajmërime për turistët, duke i këshilluar ata të shmangin qytetin dhe rajonet përreth.
Kjo situatë ka ngjallur shqetësime për ndikimin në Botëror, ku priten më shumë se 3 milionë tifozë nga e gjithë bota. Ngjarjet politike në SHBA dhe tensionet me kartelet në Meksikë po e rrisin dhe më shumë pasigurinë për zhvillimin e këtij eventi të madh sportiv.
Stadiumi i Guadalajara-s është planifikuar të presë ndeshjen Kore–Republika Kore më 11 qershor, dhe ndeshjen midis Meksikës dhe Koresë më 18 qershor. Megjithatë, disa ndeshje, përfshirë një miqësore mes Meksikës dhe Islandës, janë shtyrë për arsye të sigurisë. Aktualisht, autoritetet po shqyrtojnë tërheqjen e sportistëve për shkak të situatës të trazuar. Kaosi në Meksikë ka ngritur dyshime të mëdha mbi sigurinë e Botërorit dhe ka vënë në pikëpyetje pritshmëritë e mijëra tifozëve që do të vizitojnë vendin.















