Hetimi pasuror i nisur nga SPAK ndaj Belinda Balluku nuk është një procedurë formale. Është një provë force: a ka Shqipëria drejtësi që prek majën e pushtetit, apo vetëm zhurmë mediatike?
Sepse nëse ky hetim është real, atëherë ai nuk ka pse endet nëpër detaje periferike. Duhet të godasë në zemër të sistemit të kontratave publike. SPAk duhet të marr të pandehur Bashkim Ulajn
Emri i Bashkim Ulaj është i lidhur me projektet më të mëdha infrastrukturore në vend si ajo e thumanë-kashar 1,3 miliard euro.
Sipas burimeve, Ulaj dyshohet se ka kontaktuar një fond investimi në Zvicër, me qëllim të “investimit” të kësaj shume, e cila dyshohet se ka ardhur nga kontratat publike që ai ka përfituar. Transferta e parave është realizuar përmes disa kompanive ndërmjetëse, duke ngritur pikëpyetje mbi origjinën dhe destinacionin e tyre.
Thumanë–Kashar: kontrata që ngre dyshime
Një nga projektet që ka rritur dyshimet është aksin rrugor Thumanë–Kashar, një kontratë koncesionare me afat 35 vjet, ku parashikohen përfitime prej rreth 1.3 miliard euro për operatorin privat. Burimet ngrenë pyetjen: a lidhen këto kontrata të mëdha me transfertat e dyshuara jashtë vendit dhe kontaktet me fondet e investimit?
Hetuesit duhet të verifikojnë nëse përdorimi i fondit të investimit është pjesë e një skeme të mundshme për pastrimin e parave. Sipas burimeve, paratë mund të jenë kaluar përmes kompanive ndërmjetëse, kontratave të konsulencës fiktive dhe fatura të fabrikuara, që shërbejnë si mbulesë për lëvizjet jashtë Shqipërisë.
A është normale që i njëjti biznesmen të shfaqet vazhdimisht në tenderat më të majmë, ndërkohë që dalin dyshime për lëvizje të konsiderueshme fondesh jashtë vendit?
Nëse SPAK po bën hetim pasuror serioz ndaj Ballukut, atëherë duhet të bëjë tre gjëra pa kompromis:
- Të hapë çdo kontratë ku figurojnë kompani të lidhura me Ulajn.
- Të analizojë çdo transfertë bankare ndërkombëtare, çdo fond investimi, çdo kompani “konsulence”.
- Të verifikojë nëse përfitimet nga kontratat publike përkojnë me lëvizjet financiare reale.
Sepse nëse paratë e buxhetit janë kanalizuar përmes një rrjeti biznesesh të privilegjuara dhe më pas janë zhvendosur jashtë vendit, atëherë kemi të bëjmë me një skemë që shkon përtej individëve – është arkitekturë pushteti.
Këtu nuk bëhet fjalë për miqësi politike.
Bëhet fjalë për miliona euro publike.
Nuk mjafton të thuhet “presim hetimin”. Hetimi duhet të jetë brutal në transparencë. Çdo dokument. Çdo faturë. Çdo transfertë. Çdo nënkontratë.
Nëse gjithçka është e rregullt, le të dalë e bardhë në dritë.
Por nëse rezulton që kontratat publike dhe lëvizjet financiare jashtë vendit lidhen mes tyre, atëherë përgjegjësia do të jetë historike.
Sepse qytetarët nuk paguajnë taksa për të financuar rrethe të mbyllura pushteti.
Dhe nëse ekziston një nyje kyçe mes politikës dhe biznesit, ajo nuk zbërthehet me deklarata — zbërthehet duke ndjekur paranë deri në fund.
SPAK tani ka përballë jo vetëm një dosje.
Ka përballë kredibilitetin e vet.















