Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Diaspora hasjane ngre zërin për Hasin: takim me ambasadorin Ferizi, thirrje për mbrojtjen e integritetit historik dhe administrativ

Editor by Editor
February 18, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Diaspora hasjane ngre zërin për Hasin: takim me ambasadorin Ferizi, thirrje për mbrojtjen e integritetit historik dhe administrativ
0
SHARES
132
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësues të komunitetit të fuqishëm të Diasporës Hasjane në Mbretërinë e Bashkuar zhvilluan një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Shqipërisë në Londër, Dr. Uran Ferizi, ku në qendër të vëmendjes ishte shqetësimi i thellë për ndarjen e mundshme të Hasit në disa njësi të reja administrative, sipas ndryshimeve të reformës territoriale.

Në këtë takim, ku morën pjesë figura të njohura të Diasporës Hasjane si Shefqet Kraja, Ilir Nabolli, Mentor Bokçiu, Misin Dajçi, Ermal Karakushi, Fatmir Kastrati, Mustaf Ahmati dhe Alfred Ferizolli, u theksua me forcë nevoja për ruajtjen e bashkisë Has si një entitet i vetëm dhe i pandarë.

Gjatë bisedës, drejtuesit e diasporës i paraqitën ambasadorit fakte të pakundërshtueshme që argumentojnë domosdoshmërinë e ekzistencës së bashkisë Has. Ata ngritën zërin për të mbrojtur unitetin historik dhe identitar të këtij rajoni, duke theksuar se Hasi përbën një rajon homogjen me një rol tejet të rëndësishëm në historinë kombëtare. Ky rajon ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm që nga Revolucioni i Qershorit 1924, kur hasjanët u radhitën krah Bajram Currit dhe Fan Nolit, e deri në historinë e fundit të kombit, ku Hasi u shndërrua në një zonë jetike për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke strehuar dhe mbështetur mijëra refugjatë kosovarë gjatë luftës. Përfaqësuesve të diasporës u shprehën bindshëm se çdo copëtim administrativ i Hasit do të rrezikonte të shkatërronte këtë unitet social, kulturor dhe ekonomik të krijuar ndër shekuj.

Një tjetër pikë kyçe e takimit ishin lidhjet e forta ndërkufitare që Hasi ka me krahinën e Hasit të Kosovës. Lidhjet familjare, ekonomike dhe tregtare mes dy anëve të kufijve janë të pandashme, dhe një ndarje artificiale administrative brenda Shqipërisë do të krijonte vështirësi praktike për banorët dhe do të shpërfillte plotësisht realitetin natyror dhe shoqëror të zonës.

Përfaqësuesit e diasporës ngritën gjithashtu shqetësimin se emigracioni masiv, veçanërisht drejt Britanisë së Madhe, ka sjellë investime dhe remitanca të konsiderueshme në Has. Identiteti i fortë lokal është motivi kryesor që i mban Hasjanët e Diasporës të lidhur me vendlindjen dhe i shtyn ata të investojnë. Ata paralajmëruan se një copëtim i mundshëm i bashkisë do ta zbehte këtë motivim dhe do të përshpejtonte më tej procesin shqetësues të shpopullimit të zonës.

Duke përfunduar, Diaspora Hasjane kërkoi me ngulm që çdo vendim lidhur me të ardhmen administrative të Hasit të mos merret pa një konsultim të gjerë dhe transparent me banorët e zonës. Ata theksuan se ndryshime të tilla prekin drejtpërdrejt investimet lokale, infrastrukturën, menaxhimin e pyjeve, arsimin dhe shëndetësinë. Çdo vendim i marrë pa përfshirjen e komunitetit rrezikon të shkaktojë një kundërshtim të fortë dhe të dëmtojë marrëdhëniet me diasporen, e cila mbetet një nga shtyllat kryesore të mbijetesës ekonomike të rajonit.

Në fund të takimit, drejtuesit e Diasporës Hasjane dhe Ambasadori Ferizi ndanë të njëjtin qëndrim për vendlindjen, duke u dakordësuar për domosdoshmërinë e ruajtjes së bashkisë Has. Shqetësimet dhe kërkesat e Hasjanëve në mërgim pritet t’u drejtohen në ditët në vijim autoriteteve më të larta të vendit, me shpresën për të marrë në konsideratë zërin e diasporës dhe për të mos lejuar cënimin e integritetit të këtij rajoni me rëndësi historike e kombëtare.

Gjithashtu gjatë javës që vjen drejtues të Diasporës Hasjane do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të institucioneve Shqiptare dhe përfaqësues të huaj për çështjen e mbrojtjes së ekzistencës së Bashkisë Has.

Previous Post

Berisha uron besimtarët myslimane në prag të nisjes së Ramazanit: Zoti ua pranoftë dhe agjërim të lehtë

Next Post

Sulm me armë në një park në Meksikë, një 36-vjeçar humb jetën dhe 8 fëmijë bien pre e plagëve.

Next Post
Sulm me armë në një park në Meksikë, një 36-vjeçar humb jetën dhe 8 fëmijë bien pre e plagëve.

Sulm me armë në një park në Meksikë, një 36-vjeçar humb jetën dhe 8 fëmijë bien pre e plagëve.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Raphinha bën gjestin e papritur ndaj tifozëve të Atleticos: Do shkoni në shtëpi

Raphinha bën gjestin e papritur ndaj tifozëve të Atleticos: Do shkoni në shtëpi

April 15, 2026
Zjarri përballë QSUT përpiu 30 apartamente! Gjithçka la pas është tymi, hiri, lotët e trishtimi i banorëve

Zjarri përballë QSUT përpiu 30 apartamente! Gjithçka la pas është tymi, hiri, lotët e trishtimi i banorëve

April 15, 2026
Arrestohet një grup kriminal, SPAK ndalon 6 persona, përfshirë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste. Emrat bëhen të ditur.

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK lëshon 11 urdhra arresti, policia fillon ekzekutimin

April 15, 2026
“Dimal” kompania që helmoi shqiptarët me fileto pule!

“Dimal” kompania që helmoi shqiptarët me fileto pule!

April 15, 2026
Raphinha bën gjestin e papritur ndaj tifozëve të Atleticos: Do shkoni në shtëpi
KRYESORE

Raphinha bën gjestin e papritur ndaj tifozëve të Atleticos: Do shkoni në shtëpi

by timoni.al
April 15, 2026
0

Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, ka shprehur kritika të ashpra ndaj arbitrimit pas eliminimit të skuadrës së tij nga Atletico Madrid...

Read moreDetails
Zjarri përballë QSUT përpiu 30 apartamente! Gjithçka la pas është tymi, hiri, lotët e trishtimi i banorëve

Zjarri përballë QSUT përpiu 30 apartamente! Gjithçka la pas është tymi, hiri, lotët e trishtimi i banorëve

April 15, 2026
Arrestohet një grup kriminal, SPAK ndalon 6 persona, përfshirë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste. Emrat bëhen të ditur.

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK lëshon 11 urdhra arresti, policia fillon ekzekutimin

April 15, 2026
“Dimal” kompania që helmoi shqiptarët me fileto pule!

“Dimal” kompania që helmoi shqiptarët me fileto pule!

April 15, 2026
Gjykata Antikorrupsion shpjegon arsyet e rrëzimit të SPAK-ut: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk evidenton ekzistencën e një grupi kriminal.

Aksion i madh në Tiranë! SPAK godet kriminelët e drogës, prokurori Alfred Shehu firmos 10 urdhër-arreste

April 15, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Raphinha bën gjestin e papritur ndaj tifozëve të Atleticos: Do shkoni në shtëpi

Raphinha bën gjestin e papritur ndaj tifozëve të Atleticos: Do shkoni në shtëpi

April 15, 2026
Zjarri përballë QSUT përpiu 30 apartamente! Gjithçka la pas është tymi, hiri, lotët e trishtimi i banorëve

Zjarri përballë QSUT përpiu 30 apartamente! Gjithçka la pas është tymi, hiri, lotët e trishtimi i banorëve

April 15, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al