Monday, February 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

ANALIZË / “VIJA E KUQE” ËSHTË SHKELUR, RAMA NË LUFTË FRONTALE ME SPAK DHE NDËRKOMBËTARËT

Editor by Editor
February 16, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, OP-ED, POLITIKE, Vendi
0
ANALIZË / “VIJA E KUQE” ËSHTË SHKELUR, RAMA NË LUFTË FRONTALE ME SPAK DHE NDËRKOMBËTARËT
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për vite me radhë, Edi Rama e ka përdorur Reformën në Drejtësi dhe krimin e SPAK si kalin e tij të betejës përballë ndërkombëtarëve dhe si një mburojë morale përballë opozitës. “Drejtësia e re nuk pyet kush je,” thoshte ai kur zyrtarë si ish -zëvendëskryeministriArben Ahmetaj apo ish-deputeti Alqi Bllako përfunduan në listat e SPAK-ut si persona që kishin kryer korrupsion në nivele të larta. 

Por sot, më 16 shkurt 2026, kjo narrativë u shemb përfundimisht.

Duke dalë hapur në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe duke paralajmëruar ndryshime ligjore për të frenuar prokurorët që të pezullojnë nga detyra ministrat që janë nën akuzë për vepra penale, Rama nuk po mbron vetëm zëvendësen e tij, për të cilën tha se i ka refuzuar 3 herë dorëheqjen, por ai po shkel vijën e kuqe të reformës në drjetësi dhe shtetit të së drejtës.

Ndryshimi i tonit të kryeministrit ndaj SPAK që kur Prokuroria e Posaçme e mori të pandehur Ballukun dhe ka kërkuar arrestimin e saj, është drastik. Prokurorët që dikur lëvdoheshin për guximin, që mbanin pishtarin e arritjeve në progress -raportet e BE apo në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, sot etiketohen si njerëz “të paditur”, që nuk e kuptojnë se ku mbaron pushteti i tyre apo që i kanë mbushur qelitë me të paraburgosur. 

Ky sulm ndaj integritetit të SPAK -ut është i paprecedentë për një kryeministër që pretendon se ka udhëhequr reformën më të madhe në 30 vite. Shqiptarët dhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar tashmë se për Ramën, SPAK është i mirë kur godet “tradhëtarët” si Arben Ahmetaj dhe i keq kur prek të përkëdhelurit e tij. 

Paralajmërimi i Ramës se mazhoranca do të depozitojë nesër ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, saktësisht të nenit 242, është lëvizja më e rrezikshme në këtë shah politik. Të ndryshosh ligjin me urgjencë në momentin që SPAK kërkon arrestimin e një zyrtari të lartë, është përkufizimi klasik i një ligji “ad personam”, një ligji të posaçëm për të mbrojtur një individ të veçantë. 

Nëse ky ndryshim bëhet për të bllokuar pezullimin e ministrave pa një vendim të formës së prerë, qeveria praktikisht po i rivesh zyrrtarët e lartë me imunitetin që u hoq dikur pas shumë kërkesave të ndërkombëtarëve. Tani, sipas ndryshimeve që propozon Rama, SPAK-u nuk mund të hyjë në zyrat e ministrave pa lejen e kartonave të Parlamentit.

Përveçse një pengesë për Drejtësinë e Re, vendimi i Ramës për të miratuar një ligj “ad personam” shihet si një sfidë e hapur ndaj Brukselit dhe Uashingtonit. 

BE dhe SHBA e konsiderojnë SPAK-un si vijën e fundit të mbrojtjes kundër korrupsionit në Shqipëri. Deklaratat e sotme të Ramës e vendosin atë në një kurs përplasjeje me partnerët strategjikë. Komisioni Europian ka qenë i qartë se “Kuvendi duhet të adresojë pa vonesë kërkesat e SPAK” për Ballukun. 

Duke zgjedhur të injorojë këtë thirrje dhe duke sulmuar Prokurorinë e Posaçme, Rama po rrezikon seriozisht progresin e anëtarësimit. Analistët kanë ngritur pyetjen nëse po shndërrohet Shqipëria në një Rumani të dytë, ku politika tenton të gjymtojë prokurorinë antikorrupsion në momentin që kjo e fundit po bën punën e saj? Në kancelaritë ndërkombëtare po lexohet i njëjti skenar.

Opozita dhe analistë të ndryshëm argumentojnë se Rama nuk e lëshon Ballukun për shkak se ajo përfaqëson administrimin e shumicës së projekteve strategjike dhe financiare të kësaj qeverie. Rënia e saj, sipas tyre, do ta çonte SPAK-un në zyrën e Kryeministrit. 

Mbrojtja e saj me kosto të lartë, duke sulmuar SPAK-un dhe duke shkelur vijat e kuqe diplomatike, tregon se Rama dhe mazhoranca parlamentare që ai drejton është në panik.

Sot, Edi Rama vendosi përfundimisht të zgjedhë Belinda Ballukun përpara Reformës në Drejtësi. Duke bërë këtë, ai ka hapur një front lufte me SPAK-un dhe me partnerët ndërkombëtarë. Nëse ai do ta fitojë këtë luftë, Reforma në Drejtësi dhe influence e ndërkombëtarëve ndaj qeverisë së Shqipërisë, i kanë ditët e numëruara. 

Previous Post

Gjykata vonon procedurën/ I burgosuri shpall grevë urie, shkresë për TCH: Kam fituar gjyqin në Strasburg, nuk po e zbatojnë vendimin.

Next Post

Ndërsa Marotta është në krye, Serie A do të mbetet nën akuzat e manipulimit” / Reagimi i presidentit zikaltër ndaj polemikave të Roberto Savianos: “Nuk e njoh atë

Next Post
Ndërsa Marotta është në krye, Serie A do të mbetet nën akuzat e manipulimit" / Reagimi i presidentit zikaltër ndaj polemikave të Roberto Savianos: "Nuk e njoh atë

Ndërsa Marotta është në krye, Serie A do të mbetet nën akuzat e manipulimit" / Reagimi i presidentit zikaltër ndaj polemikave të Roberto Savianos: "Nuk e njoh atë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Prokurori në Hagë: Mbrojtja e Thaçit nuk e justifikoi arrestimin e dy gazetarëve serbë dhe të delegacionit parlamentar.

Prokurori në Hagë: Mbrojtja e Thaçit nuk e justifikoi arrestimin e dy gazetarëve serbë dhe të delegacionit parlamentar.

February 16, 2026
“Gra dhe fëmijë të tjerë në Siri” / Gjyshi i Alvin Berishës apelon për ndihmë për rikthimin e nipit të tij të dytë në shtëpi.

“Gra dhe fëmijë të tjerë në Siri” / Gjyshi i Alvin Berishës apelon për ndihmë për rikthimin e nipit të tij të dytë në shtëpi.

February 16, 2026
Ish-ministri Mete përfiton përkrahje nga Braçe: Profesionalizmi dhe integriteti juaj janë një aset për Këshillin Mbikëqyrës të BSH.

Ish-ministri Mete përfiton përkrahje nga Braçe: Profesionalizmi dhe integriteti juaj janë një aset për Këshillin Mbikëqyrës të BSH.

February 16, 2026
“Evitoni tatimin mbi librat”/ Autorët kundërshtojnë TVSH-në 6%, kërkojnë formalizimin e tregut

LAJME

Prokurori në Hagë: Mbrojtja e Thaçit nuk e justifikoi arrestimin e dy gazetarëve serbë dhe të delegacionit parlamentar.

by timoni.al
February 16, 2026
0

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë zhvillohet seanca e gjashtë e deklaratave përmbyllëse në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim...

Read moreDetails
“Gra dhe fëmijë të tjerë në Siri” / Gjyshi i Alvin Berishës apelon për ndihmë për rikthimin e nipit të tij të dytë në shtëpi.

“Gra dhe fëmijë të tjerë në Siri” / Gjyshi i Alvin Berishës apelon për ndihmë për rikthimin e nipit të tij të dytë në shtëpi.

February 16, 2026
Ish-ministri Mete përfiton përkrahje nga Braçe: Profesionalizmi dhe integriteti juaj janë një aset për Këshillin Mbikëqyrës të BSH.

Ish-ministri Mete përfiton përkrahje nga Braçe: Profesionalizmi dhe integriteti juaj janë një aset për Këshillin Mbikëqyrës të BSH.

February 16, 2026
“Evitoni tatimin mbi librat”/ Autorët kundërshtojnë TVSH-në 6%, kërkojnë formalizimin e tregut

“Evitoni tatimin mbi librat”/ Autorët kundërshtojnë TVSH-në 6%, kërkojnë formalizimin e tregut

February 16, 2026
Influencerja e njohur paralajmëron futbollistët: "Nëse më kontaktoni dhe jeni të martuar, do t’ua tregoj grave tuaja"

Influencerja e njohur paralajmëron futbollistët: “Nëse më kontaktoni dhe jeni të martuar, do t’ua tregoj grave tuaja”

February 16, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Prokurori në Hagë: Mbrojtja e Thaçit nuk e justifikoi arrestimin e dy gazetarëve serbë dhe të delegacionit parlamentar.

Prokurori në Hagë: Mbrojtja e Thaçit nuk e justifikoi arrestimin e dy gazetarëve serbë dhe të delegacionit parlamentar.

February 16, 2026
“Gra dhe fëmijë të tjerë në Siri” / Gjyshi i Alvin Berishës apelon për ndihmë për rikthimin e nipit të tij të dytë në shtëpi.

“Gra dhe fëmijë të tjerë në Siri” / Gjyshi i Alvin Berishës apelon për ndihmë për rikthimin e nipit të tij të dytë në shtëpi.

February 16, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al