Një vajzë është plagosur me armë zjarri në zonën e Sauku, në kushte ende të paqarta. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur ndërsa ajo ndodhej në një hotel bashkë me të dashurin e saj. Autori i sulmit ka arritur të largohet pas incidentit, duke lënë të plagosur vajzën.
Sipas informacioneve të para, ajo ka dalë nga dhoma e hotelit për të kërkuar ndihmë. Stafi i hotelit ka reaguar menjëherë, duke transportuar vajzën në spital për trajtim mjekësor. Aktualisht, policia është angazhuar për të identifikuar autorin dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Ende nuk ka detaje të mjaftueshme për motivet që çuan në këtë sulm.
Për më shumë informacion në lidhje me këtë rast, do të ketë zhvillime të mëtejshme, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet.















