Borussia Dortmund po kalon një periudhë të shkëlqyer në Bundesligën gjermane, duke e treguar këtë në ndeshjen e fundit përballë Mainzit, të fituar me rezultatin 4-0. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për skuadrën e trajnerit Nico Kovac, duke ngushtuar ndjeshëm diferencën në pikë me Bayernin kryesues në tabelë.
Festivali i golave filloi që në minutën e 10, kur Guirassy zhbllokoi rezultatin për Dortmund, duke e çuar skuadrën në avantazh 1-0. Vetëm pesë minuta më vonë, Beier dyfishoi shifrat me një gol tjetër, duke e bërë rezultatin 2-0 për ekipin vendas. Mos ndalesa e verdhezinjve vazhdoi, dhe pak para fundit të pjesës së parë, Guirassy shënoi sërish, duke e kompletuar dygolëshin e tij personal me rezultatin 3-0 në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Borussia administronte përparësinë e saj, por në minutën e 84, Kohr shënoi golin e katërt, duke i dhënë ndeshjes përfundimisht rezultatet 4-0. Kjo fitore shërben si një paralajmërim për Atalantën, e cila do të jetë rivali i Dortmundit në mesjavë për raundin e playoffit të Ligës së Kampioneve.
B Dortmund po tregon formë të shkëlqyer, duke krijuar një momentum pozitiv që mund të ndikojë në të ardhmen e tyre evropiane.















