Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ SKANDAL NË LIBRAZHD: Karakaci rreh policin bashkiak, futbolli kthehet në sherr rruge

Editor by Editor
February 7, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
VIDEO/ SKANDAL NË LIBRAZHD: Karakaci rreh policin bashkiak, futbolli kthehet në sherr rruge
0
SHARES
523
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo që ndodhi në fundin e ndeshjes Sopot–Besëlidhja në Librazhd nuk ka asgjë të përbashkët me sportin. Është një akt turpi, arrogance dhe dhune, që hedh në erë çdo parim loje të ndershme dhe respekti për ligjin.

Pas barazimit 1–1 dhe me ndeshjen të mbyllur, kapiteni i Besëlidhjes, Abaz Karakaci, në vend që të drejtohej drejt dhomave të zhveshjes si çdo sportist normal, zgjodhi rrugën e provokimit. Me ofendime dhe sharje ndaj tifozëve, ai ndezi qëllimisht një situatë që rrezikonte të dilte jashtë kontrollit.

https://streamable.com/382xur

Kur policia bashkiake, në krye të detyrës për mbarëvajtjen e takimit, ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin, Karakaci reagoi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme: kërcënime, agresivitet dhe goditje fizike ndaj policit bashkiak. Një akt i papranueshëm, kriminal dhe i dënueshëm, që nuk mund të fshihet pas fanellës së futbollit.

Situata u përkeqësua edhe më tej kur lojtarë të tjerë të Besëlidhjes iu bashkuan dhunës, duke u përfshirë në një konfrontim fizik me forcat e policisë bashkiake. Fusha e futbollit u shndërrua në arenë rrëmuje, ndërsa respekti për uniformën u shkel brutalisht.

https://streamable.com/wpeo3w

Vetëm ndërhyrja e stafit të Librazhdit dhe më pas e forcave të rendit arriti të ndalë kaosin, duke shoqëruar të dyja skuadrat drejt dhomave të zhveshjes. Por dëmi ishte bërë: futbolli u poshtërua, ligji u sfidua dhe imazhi i garës u njollos rëndë.

Në fund, policia bashkiake e Librazhdit ka depozituar kallëzim penal ndaj kapitenit të Besëlidhjes Abaz Karakaci dhe disa lojtarëve të tjerë, një hap i domosdoshëm për të treguar se dhuna nuk tolerohet dhe se askush nuk është mbi ligjin.

https://streamable.com/krx0lu

Ky nuk është thjesht një incident sportiv. Ky është një alarm i fortë për federatën, për klubet dhe për drejtësinë: ose vendoset rregull dhe ndëshkim shembullor, ose futbolli shqiptar do vazhdojë të zhytet në baltën e dhunës dhe banditizmit.

Previous Post

Rreziku nga virusi i pazakontë/ Lakuriqët e natës si burim. Mjekët: Pini kujdes për ata që vizitojnë këto zona.

Next Post

Pajisja argëtuese ‘boxer’ në Shkëmbin e Kavajës rrezikon sigurinë, prindi i shqetësuar thotë: Fëmijën ma hodhi në ajër, e kanë për t’i nxjerrë jashtë funksionit.

Next Post
Pajisja argëtuese 'boxer' në Shkëmbin e Kavajës rrezikon sigurinë, prindi i shqetësuar thotë: Fëmijën ma hodhi në ajër, e kanë për t'i nxjerrë jashtë funksionit.

Pajisja argëtuese 'boxer' në Shkëmbin e Kavajës rrezikon sigurinë, prindi i shqetësuar thotë: Fëmijën ma hodhi në ajër, e kanë për t'i nxjerrë jashtë funksionit.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al