Barcelona vazhdon domosdoshmërinë e saj në La Liga, duke regjistruar një fitore bindëse prej 3-0 ndaj Mallorcas në ndeshjen e javës së 23-të. Katalanasit e nisën sfidën me energji të lartë, duke zhbllokuar rezultatin pas 29 minutash me një gol nga Robert Lewandowski. Në minutën e 62, Lamine Yamal dyfishoi Avantazhin, duke sjellë më tepër qetësi në radhët e Barcelonës. Sfidën e vulosi 18-vjeçari Bernal me golin e tij në minutën e 83.
Me këtë fitore, Barcelona mban vendin e parë në renditjen e La Ligas me 58 pikë, duke e lënë Realin pas me 4 pikë, megjithatë, katalanasit kanë luajtur një ndeshje më shumë.
REZULTATI:
Barcelona 3-0 Mallorca
Lewandowski 29′, Yamal 61′, Bernal 83′
Barcelona tregon se është në formë të shkëlqyer, duke forcuar pozitat e saj në garën për titullin.















