Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Vatikan me ftesë nga Selia e Shenjtë, e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, znj. Linda Rama, dhe një delegacion. Gjatë qëndrimit të tij në Romë, Kryeministri do të pritet nga Papa Leoni XIV në audiencë, pas një pritjeje në oborrin “San Damaso” të Pallatit Apostolik, e cila do të organizohet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore.
Vizita përfshin gjithashtu një tur në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku Rama do të vizitojë disa nga atraksionet kryesore, përfshirë Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, dhe Sala Reggia. Një moment i veçantë do të jetë vizita në altarin e Shën Gjon Palit II.
Në përfundim të qëndrimit të tij, kryeministri dhe bashkëshortja do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore. Gjatë vizitës, janë planifikuar edhe takime të tjera, përfshirë një takim me Kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit.
Kjo vizitë e Kryeministrit Rama në Vatikan shpreh vazhdimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë dhe thekson rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm në aspektet politike dhe shpirtërore.















