Ministri i Shtetit, Toni Gogu, ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës gjatë një seance në Kuvend, ku ky i fundit e quajti mazhorancën “e keqja banale.” Berisha, në fjalën e tij, citonte filozofen e njohur Hanna Arendt duke sugjeruar se ligjvënësit aktualë po dëmtojnë integrimin e vendit në Europë. Gogu ia ktheu këtë kritikë duke thënë se Arendt do të ishte mahnitur nga fjalimi i Berishës, sepse në mendimin e saj nuk kishte vend për ligjvënës që miratojnë ligje që pengojnë avancimin. Ai theksoi se ka pasur gjithmonë shtetarë që kanë përdorur pushtetin absolut për të mbrojtur pozitat e tyre.
Gogu e quajti interpretimin e opozitës mbi konceptin e “banalitetit të së keqes” si një shembull të “banalitetit të përgjegjshmërisë.” Ai shprehu se dalja e opozitës për të folur mbi këtë temë është një iluzion që nuk përputhet me përgjegjësitë që ndajnë ndaj qytetarëve.
Një moment tjetër i rëndësishëm i seancës ishte ndërprerja e mikrofonit, që Gogu e konsideroi si një sinjal për pritshmëritë që qytetarët kanë ndaj opozitës. Sipar tij, ky veprim tregonte nevojën që opozita të marrë përgjegjësi dhe të kontribuojë në avancimin e vendit. “Ai një minutëshi i mbylljes së mikrofonit, për të mos dëgjuar më haluçinacione politike dhe filozofike në mes të Europës, është një kumt për të gjithë ata njerëz që presin që opozita të bëjë punën e saj,” tha Gogu.
Ministri përfundoi duke theksuar rëndësinë e një përpjekjeje të përbashkët për anëtarësimin e vendit në strukturat europiane brenda afateve të vendosura. Kjo seancë pasqyron tensionet aktuale mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe sfidat me të cilat përballet procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.















