Në tregun e transferimeve, qendërmbrojtësi i Rennes, Jérémy Jacquet, është afër transferimit te Liverpool për një shumë prej 70 milionë eurosh, një shifër e lartë për një lojtar që ka luajtur vetëm 36 ndeshje në Ligue 1 dhe ka një vlerë të tregut prej 20 milionë eurosh sipas “Transfermarkt”. Mediat franceze raportojnë se Jacquet pritet të udhëtojë në Liverpool për të kryer vizitat mjekësore, pas të cilave mund të bëhet pjesë e skuadrës kampione të Anglisë, ndërsa do të vazhdojë të luajë te Rennes deri në fund të sezonit.
Jacquet, i përkufizuar si “Varane” i ri, është 1.90 m i gjatë dhe njihet për aftësitë e tij teknike. Ai ka për model legjendën e Realit të Madridit, Raphaël Varane, dhe pritet të formojë një partneritet në linjën e mbrojtjes me Ibrahima Konate te Liverpool. Ai u bashkua me akademinë e Rennes në moshën 12 vjeçare, ku janë formuar talente të njohur si Ousmane Dembélé dhe Eduardo Camavinga.
Lindur në 13 korrik 2005 në Bondy, një zonë periferi e Parisit me traditë në prodhimin e talenteve, Jacquet ka kaluar vështirësi në rritje, duke pësuar probleme me shpinën, thembrën dhe gjurin. Në një intervistë për “L’Equipe”, ai shpjegoi se ishte shumë e vështirë kur u zgjat me 10 cm brenda një viti.
Pasi përfundoi me problemet fizike, Jacquet debutoi në Ligue 1 në moshën 18 vjeçare në një ndeshje kundër Nice në janar 2024. Më pas kaloi te Clermont-Ferrand, ku fitoi përvojë, pavarësisht se ekipi nuk arriti të mbetet në kategori. Pas një sezoni të suksesshëm, ai u rikthye te Rennes, ku këtë sezon është titullar dhe ndihmon skuadrën të renditet në vendin e gjashtë.
Ky transferim mund të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën e Jacquet, duke e vendosur atë në qendër të një skuadre prestigjioze si Liverpool.















