Inter dhe Milani kanë njoftuar fillimin e punimeve për stadiumin e ri San Siro, me parashikimin e përfundimit jo më parë se vitit 2031. Sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, dy klubet kanë dërguar një kërkesë zyrtare për të nisur projektin në maj, pas përfundimit të sezonit, me Serie A që mbyllet më 24 maj.
Gjatë një takimi në Palazzo Marino, përfaqësuesit e klubeve prezantuan një propozim operativ për bashkinë e Milanos, i cili përfshin bonifikimet në zonën e parkingjeve aktuale që do të presë stadiumin e ri. Ndërhyrjet përfshijnë spostimin e dyerve rrotulluese dhe portave rrethuese, për të siguruar një përvojë më të mirë për tifozët.
Në veçanti, hyrjet 7, 8, 9 dhe 10, që ndodhen pas muzeut dhe tribunës së kuqe, do të tërhiqen më pranë impiantit dhe nuk do të përdoren gjatë sezonit 2026-27. Kjo shënon fillimin e një transformimi të madh në zonë dhe do të ndryshojë ndjeshëm përvojën e tifozëve në stadium. Tifozët do të kenë mundësinë të përjetojnë një eksperiencë më moderne dhe funksionale në stadiumin e ri.















