Një bakter vdekjeprurës gjendet në mishin që hanë çdo ditë shqiptarët por Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zgjedh të heshtë të fshihet pas një njoftimi formal dhe të mos tregojë të vërtetën e plotë Listeria monocytogenes është konstatuar në salsicet Wudy që qarkullojnë në tregun shqiptar dhe ky fakt nuk është zbuluar nga institucionet shqiptare por nga sistemi europian RASFF pas analizave laboratorike në Itali Pra Europa alarmon Shqipëria fle
AKU pranon se bakterin e rrezikshëm e ka mësuar nga Bashkimi Europian dhe jo nga kontrollet e veta pranon se produkti përbën rrezik serioz për shëndetin e njeriut por ndalet aty pa transparencë pa lista pa emra pa sasi pa përgjegjësi reale Pa thënë sa produkte kanë hyrë në treg sa janë shitur sa qytetarë i kanë konsumuar dhe kush mban përgjegjësi penale
Në çdo shtet normal këto produkte do të ishin zhdukur nga raftet brenda orësh Në Shqipëri salsicet Wudy vazhduan të shiten ndërsa AKU hesht Heshtja në këtë rast nuk është paaftësi është mbulim
Importuesi i Wudy në Shqipëri është Frigo Food Albania në pronësi të Sokol Meqemejas një emër i njohur për SPAK një person i akuzuar për korrupsion në aferën e inceneratorit të Fierit SPAK ka provuar se Meqemeja i ka kaluar 140 mijë euro ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj përmes një skeme të ndyrë shitjesh fiktive apartamentesh para që sipas prokurorisë janë mitë për favore shtetërore
Ky është njeriu që sjell mish të kontaminuar në Shqipëri Ky është njeriu ndaj të cilit AKU nuk guxon të flasë Ky është rasti ku shëndeti publik përplaset me korrupsionin dhe shteti zgjedh korrupsionin
Në dosjen e SPAK del qartë se Frigo Food është përdorur si bankomat për ryshfet përmes huave fiktive apartamenteve të blera dy herë dhe parave të zeza që përfunduan në xhepat e Ahmetajt Për këtë skemë SPAK flet për qindra mijëra euro përfitim të paligjshëm Por kur i njëjti person fut në treg ushqim të rrezikshëm AKU bën sikur nuk sheh
Pse nuk publikohet lista e loteve Pse nuk thuhet sa fëmijë kanë ngrënë këto produkte Pse nuk ka kallëzim penal Pse nuk ka sekuestrim total Pse nuk ka përgjegjësi
Listeria nuk është shkelje teknike është bakter që vret që shkakton aborte që shkatërron sistemin nervor Dhe kur shteti hesht përballë një rreziku të tillë ai bëhet bashkëfajtor
Ky nuk është thjesht skandal ushqimor Ky është krim institucional Është prova se në Shqipëri oligarkët e lidhur me pushtetin mund të helmojnë qytetarët dhe të shpëtojnë pa asnjë pasojë
AKU sot duhet të japë llogari Sepse heshtja e tij është më e rrezikshme se vetë bakteria
Nëse edhe këtë herë nuk ka përgjegjësi atëherë mesazhi është i qartë në këtë vend nuk mbrohet shëndeti i njerëzve por interesat e njerëzve të pushtetit















