Aktori i njohur amerikan, Sean Penn, 65 vjeç, ka rikthyer vëmendjen mediatike pas shpërndarjes së disa pamjeve me të dashurën e tij, Valeria Nicov, e cila është 34 vjet më e re se ai. Çifti u fotografua gjatë pazarit në Santa Monica, dhe diferenca e madhe në moshë dhe gjatësi mes tyre, nxiti një valë komentesh ironike dhe kritike në rrjete sociale. Mes komenteve ishin edhe shprehje si “Ajo duket si vajza e tij” dhe “Çifti më i çuditshëm që kam parë”.
Edhe pse Sean Penn ka qenë gjithmonë i rezervuar mbi jetën e tij private dhe nuk ka folur publikisht për lidhjen e tij me Nicov, thashethemet për romancën e tyre filluan në shtator të vitit 2024, kur u panë për herë të parë së bashku në Madrid. Konfirmimi më i dukshëm i lidhjes erdhi në nëntor, kur ata u shfaqën në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakesh, ku Penn u nderua për arritjet e tij në kinematografi.
Sean Penn ka një histori të gjatë të jetësi sentimentale, duke u martuar tri herë: me Madonnën nga viti 1985 deri në 1988, me Robin Wright nga 1996 deri në 2010, dhe me Leila George, me të cilin u martua në 2020 dhe u divorcua në 2022. Mediat kanë raportuar gjithashtu lidhjet e tij me figura të njohura si Charlize Theron dhe Scarlett Johansson.
Pamjet e fundit tregojnë se, pavarësisht reagimeve kritike, aktori vazhdon të jetojë jetën sipas rregullave të tij, duke theksuar se zgjedhjet e tij nuk e pengojnë atë të përballet me debatin publik.















