Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bora dhe akulli në Dibër, disa rrugë bëhen pothuajse të pakalueshme. Vazhdon operacioni për gjetjen e 30-vjeçarit të vdekur në lumin Mat.

timoni.al by timoni.al
January 12, 2026
in AKTUALITET
0
Bora dhe akulli në Dibër, disa rrugë bëhen pothuajse të pakalueshme. Vazhdon operacioni për gjetjen e 30-vjeçarit të vdekur në lumin Mat.
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe qarku i Dibrës po përballet me temperatura të ulëta, ku në disa zona regjistrohen deri në -15 gradë Celsius. Në Bashkinë Dibër, rruga rurale Peshkopi–Lurë është e pakalueshme për shkak të borës. Rruga Peshkopi–Selishtë kalon me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë. Ndërkohë, disa rrugë të brendshme në njësitë si Selishtë, Lurë dhe Kala e Dodës vijojnë të mbeten të bllokuara.

Në Bashkinë Bulqizë, rruga që lidh Qytetin e Vjetër me Qytetin e Ri, pranë terminalit, është e bllokuar nga uji dhe akulli. Gjithashtu, rrugët në njësitë Trebisht, Ostren, Martanesh, dhe pjesërisht në Zerqan e Fushë Bulqizë janë të pakalueshme.

Në Bashkinë Klos, operacioni për kërkimin e një 30-vjeçari të mbytur në lumin Mat po vazhdon. Ndërsa në Bashkinë Mat, disa rrugë në njësinë Macukull janë të bllokuara nga bora dhe rruga lidhëse e njësisë Derjan rrezikon të bllokohet.

Aksesi në rrugët nacionale është përgjithësisht i kalueshëm, përveç rrugës Ura e Çerenecit–Steblev, e cila është thuajse e pakalueshme për shkak të mungesës së ndërhyrjeve për pastrimin e borës. Në akset si Ruga e Arbërit, Qafë Bualli–Krastë dhe Peshkopi–Vasie, qarkullimi bëhet vetëm me goma dimërore.

Kontraktorët janë duke punuar në terren me mjete dhe kriposje për të mbajtur rrugët të hapura. Furnizimi me energji elektrike në qark është normal, përveç disa zonave si Kala e Dodës dhe disa fshatrave të njësisë Ulëz në Mat, ku ka probleme. Furnizimi me ujë të pijshëm gjithashtu është normal në të gjithë qarkun.

Situata e motit dhe bllokimet e rrugëve kërkojnë kujdes dhe masat e duhura për të garantuar sigurinë e lëvizjes dhe shërbimeve në zonat e prekura.

Previous Post

08:42 Moti i ftohtë në Qarkun Elbasan, temperatura arrin -15 gradë Celsius Qarku i Elbasanit mbetet nën ndikimin e motit të acartë, me temperatura jashtëzakonisht të ulëta, ku në zonat malore ato kanë rënë nën -10°C.

Next Post

Rrëshqitje dheu dhe bllokim rrugësh në Korçë, evakuimi i familjeve në Pogradec

Next Post
Rrëshqitje dheu dhe bllokim rrugësh në Korçë, evakuimi i familjeve në Pogradec

Rrëshqitje dheu dhe bllokim rrugësh në Korçë, evakuimi i familjeve në Pogradec

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al