Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bosi i basteve të Modig/ Tentoi të vriste Mirel Ishikën në një lokal në Tiranë, arrestohet Fatmir Bejo! E shkuara e tij kriminale

Editor by Editor
January 11, 2026
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Bosi i basteve të Modig/ Tentoi të vriste Mirel Ishikën në një lokal në Tiranë, arrestohet Fatmir Bejo! E shkuara e tij kriminale
0
SHARES
339
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në kryeqytet ka çuar në prangosjen e një 32-vjeçari, emër i njohur për Policinë, i dyshuar për tentativë vrasjeje pas një konflikti të dhunshëm me thikë në një lokal në Tiranë. Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasit Fatmir Bejo.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë, e ndaluan Bejon si të dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë. Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur më 12 shkurt 2024, në një lokal në zonën e “Komunës së Parisit”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Mirel Ishka, duke e plagosur rëndë.

Burimet bëjnë me dije se Bejo rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Ai dyshohet se në prill të vitit 2023 ka ushtruar dhunë dhe ka mbajtur peng për disa orë biznesmenin e ndërtimit Gjergji Fela, për shkak të një borxhi të pretenduar prej 25 mijë eurosh.

Emri i 32-vjeçarit është përmendur gjithashtu edhe në sherrin e ndodhur në Palasë, ku mbetën të plagosur Tur Koçeku dhe Fatbardh Aliaj.

Ndërkohë, sipas burimeve jozyrtare, Fatmir Bejo dhe vëllai i tij, Albani, dyshohet se janë pronarë të disa subjekteve të lojërave të fatit në Tiranë, të njohura me emrin “Modig”, përmes të cilave operon një rrjet prej rreth 350 pikash bastesh të paligjshme.

Po ashtu, të njëjtat burime pretendojnë se ata zotërojnë edhe një rrjet call-centerash, aktiviteti i të cilëve po verifikohet nga autoritetet ligjzbatuese.

Hetimet për ngjarjet dhe aktivitetet e dyshuara kriminale vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një qëndrim zyrtar lidhur me akuzat e tjera që rëndojnë mbi të arrestuarin.

Previous Post

Tare beson se Maignan do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit para ndeshjes me Fiorentinën, Jashari…

Next Post

Tekstet shkollore do të modifikohen në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian, duke u ndalur veçanërisht në dixhitalizim dhe mësim ndërveprues.

Next Post
Tekstet shkollore do të modifikohen në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian, duke u ndalur veçanërisht në dixhitalizim dhe mësim ndërveprues.

Tekstet shkollore do të modifikohen në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian, duke u ndalur veçanërisht në dixhitalizim dhe mësim ndërveprues.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al