Thursday, June 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ahmetaj tregon mesazhin: Kur SPAK akuzoi Ballukun, kam marrë kërcënime me vdekje nga Venezuela

Editor by Editor
January 8, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Ahmetaj tregon mesazhin: Kur SPAK akuzoi Ballukun, kam marrë kërcënime me vdekje nga Venezuela
0
SHARES
50
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se është kërcënuar me jetë përmes mesazheve telefonike që vinin nga numra të huaj, konkretisht nga Venezuela, në të njëjtën periudhë kur SPAK akuzoi për herë të parë zyrtarisht Belinda Ballukun.

Ahmetaj tha se kërcënimet kanë ndodhur në muajin tetor dhe sipas tij nuk janë rastësore, por lidhen drejtpërdrejt me zhvillimet politike dhe hetimore në Shqipëri.

Ai theksoi se mesazhet përmbanin kërcënime serioze me vdekje dhe se çështja është referuar pranë autoriteteve përkatëse jashtë vendit.

Sipas Ahmetajt, fakti që kërcënimet kanë ardhur nga numra ndërkombëtarë dhe me lëvizje të shpejta përmes VPN-ve, tregon se nuk bëhet fjalë për mesazhe të zakonshme, por për tentativa intimidimi që duhen marrë seriozisht.

“Urdhëro! Një nga tre mesazhet, në tetor. Të lutem a po e ndjekni?

Arben Ahmetaj: Po. Një nga tre mesazhet.

Çim Peka: Çfarë numri është ai?

Arben Ahmetaj: Ky është numër, kam përshtypjen o nga Mainmari, o Venezuela. Pra, o nga Burma e dikurshme ose nga Venezuela.

Çim Peka: Dhe çfarë kishte ndodhur në tetor në Shqipëri në atë kohë kur ju jeni kërcënuar? Mund ta lidhim me ndonjë ngjarje?

Arben Ahmetaj: Unë, unë nuk besoj që është aspak koincidencë. Për informacionin tuaj zoti Peka…

Çim Peka: Dhe çfarë thotë mesazhi?

Arben Ahmetaj: Kërcënim me vdekje. Praktikisht këto mesazhe sot, të treja, janë me autoritetet jo vetëm zviceriane. Jo vetëm zviceriane. Praktikisht, informacioni akoma informal, më vjen që nuk janë numra të thjeshtë. Janë numra me një ndryshim VPN-je shumë të shpejtë, gjë që më çon në logjikën që nuk janë për t’u marrë me shaka. Po është koincidencë që ka të bëjë me ngjarjet e tetorit në Shqipëri? Nuk e di. Po fakti është që ky është një kërcënim i ri dhe në Shqipëri vazhdon genocidi.

Previous Post

Moti i keq, ‘Top Story’ viziton shtëpinë e përmbytur në Durrës: Kryefamiljari thotë se dëmet përkojnë me punën e 10 vjetëve të një familjeje.

Next Post

Reuters zbulon se SHBA po shqyrton mundësinë e ofrimit të pagesave deri në 100 mijë dollarë për çdo banor të Groenlandës me qëllim që ta shkëpusë atë nga Danimarka.

Next Post
Reuters zbulon se SHBA po shqyrton mundësinë e ofrimit të pagesave deri në 100 mijë dollarë për çdo banor të Groenlandës me qëllim që ta shkëpusë atë nga Danimarka.

Reuters zbulon se SHBA po shqyrton mundësinë e ofrimit të pagesave deri në 100 mijë dollarë për çdo banor të Groenlandës me qëllim që ta shkëpusë atë nga Danimarka.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al