Friday, June 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ngricat dhe bora penguan qarkullimin në akset Elbasan–Librazhd–Përrenjas, por tani situata është rikuperuar.

timoni.al by timoni.al
January 3, 2026
in KRYESORE
0
Ngricat dhe bora penguan qarkullimin në akset Elbasan–Librazhd–Përrenjas, por tani situata është rikuperuar.
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një situate të vështirë që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, qarkullimi në rrugën kombëtare Elbasan–Librazhd–Përrenjas ka përmirësuar. Kaosi rrugor, i shkaktuar nga ngricat dhe reshjet e dëborës, la të bllokuara mijëra automjete dhe dhjetëra mijëra pasagjerë, të cilët u detyruan të presin në kushte të vështira atmosferike për orë të tëra.

Situata u përkeqësua veçanërisht në segmentet e njohura për ngricat, si “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”. Mungesa e ndërhyrjes së shpejtë në këto zona bëri që qarkullimi të paralizohej pothuajse totalisht, duke krijuar radhë të gjata mjetesh që shtriheshin për dhjetëra kilometra nga Fushë Labinot në Elbasan deri te Ura e Bushtricës në Përrenjas.

Sipas informacioneve nga terreni, situata mund të kishte qenë ndryshe nëse firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugës do të kishin intervenuar me masa parandaluese si hedhja e kripës në kohë. Vonesa në reagim dhe mungesa e masave për parandalim ishin faktorët kryesorë që çuan në këtë bllokim masiv.

Vetëm pas ndërhyrjes së vonuar dhe përmirësimit gradual të kushteve atmosferike, qarkullimi filloi të normalizohej, duke i dhënë fund një dite të vështirë për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët. Sot, aksi rrugor vazhdon të ketë ngarkesë, për shkak të lëvizjeve të pushuesve dhe emigrantëve, por pa krijuar bllokime.

Policia vazhdon të rekomandojë kujdes për drejtuesit e mjeteve dhe përdorimin e gomave dimërore në segmentet e prekura nga ngricat, për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen.

Previous Post

Reshje të forta shiu priten gjatë fundjavës, me Shkodrën dhe Kukësin në rrezik më të madh.

Next Post

Një shqiptari 42-vjeçar i merr jeta një aksident rrugor në ditën e parë të vitit të ri në Greqi.

Next Post
Vëllezër e motra të gjetur pa jetë në shtëpinë e tyre, dyshimet për asfiksimin nga tymi i sobës së drurit.

Një shqiptari 42-vjeçar i merr jeta një aksident rrugor në ditën e parë të vitit të ri në Greqi.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al