Policia ka nisur një hetim për vrasje pas një incidenti tragjik në Bury, Angli, ku një burrë i ri u ther për vdekje pak minuta para Vitit të Ri. Ngjarja ndodhi në orën 23:55 të mbrëmjes së 31 dhjetorit 2025. Shërbimet e urgjencës u thirrën menjëherë, por, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, burri humbi jetën në vendngjarje, raporton The Sun.
Policia e Mançesterit ka arrestuar një djalë dhe një vajzë, të dy të moshës 20 vjeçare, nën dyshimin për vrasje. Një ekip mjeko-ligjor është dërguar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Një zëdhënës i forcave të rendit tha se u njoftuan për një trazirë në Tarn Drive. Oficerët që mbërritën në vend gjetën një burrë të ri me plagë stabimi. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk arriti të mbijetonte. Policia konfirmoi se ndodhen në paraburgim të dyshuarit për vrasje, ndërsa hetimet vazhdojnë.















