Danimarka ka bërë histori duke u bërë vendi i parë në botë që ndalon plotësisht shpërndarjen e letrave, duke përmbyllur kështu një traditë 400-vjeçare të shërbimit postar. Sipas CNN, kjo vendim vjen si rezultat i rënies dramatike të përdorimit të postës fizike, që aktualisht ka rënë me më shumë se 90 për qind krahasuar me vitin 2000. Shërbimi postar shtetëror, PostNord, do të dorëzojë letrën e fundit, ndërsa qytetarët tani komunikojnë kryesisht përmes mjeteve digjitale si email-et dhe rrjetet sociale.
Në kuadër të këtij tranzicioni, PostNord ka nisur heqjen e rreth 1.500 kutive postare, të cilat janë shitur për bamirësi, duke u kthyer në simbole nostalgjie për një epokë që po mbyllet. Dërgimi i letrave do të kalojë në pika dorëzimi në dyqane, me transportin të kryer nga një kompani private, DAO. Sidoqoftë, PostNord do të vazhdojë të ofrojë shërbime për dërgimin e pakove, për shkak të rritjes së tregtisë elektronike.
Danimarka është e njohur si një nga vendet më të digjitalizuara në botë, çka e bën postën fizike të paqëndrueshme dhe e pakësuar për nevojat e shoqërisë. Megjithatë, organizatat që mbrojnë të drejtat e të moshuarve kanë shprehur shqetësim se ky ndryshim mund të ketë pasoja negative për qytetarët që nuk kanë aftësi ose qasje në teknologji.
Ekspertët shprehin se, përkundër zhdukjes së letrës si mjet komunikimi të zakonshëm, ajo po fiton një vlerë simbolike dhe emocionale, duke u përdorur për mesazhe personale dhe intime. CNN paralajmëron se modeli i Danimarkës mund të shërbejë si shembull për vende të tjera që mund të ndjekin të njëjtën rrugë në të ardhmen, pasi epoka digjitale vazhdon të transformojë mënyrën e komunikimit.















