Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar përfundimin e avarisë në rrjetin e furnizimit me ujë, duke rikthyer sistemin e prodhimit në funksion që në orët e para të mëngjesit. Sipas njoftimit, zona me furnizim 24-orësh ka filluar tashmë të marrë ujë, ndërsa pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet gradualisht gjatë pasdites.
Në komunikatën për opinonin, Ujësjellës Kanalizime theksoi se, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, do të ndoqen protokollet zyrtare për kontrollin e cilësisë së ujit dhe matjen e parametrave të tij. Në këtë kontekst, qytetarët janë këshilluar të përdorin ujin vetëm për qëllime të jashtme për 48 orët e para, duke evituar konsumimin dhe gatimin.
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë shpreh falenderime për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë këtij procesi, si dhe kërkon ndjesë për shqetësimet e shkaktuara.














