TIRANA- Hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbi dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kanë nxjerrë në dritë materiale të reja komprometuese. Mes tyre përfshihen edhe regjistrime audio të realizuara fshehurazi në ambientet e zyrës së biznesmenit Ergys Agasi.
Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes Agasit dhe ortakut të tij, Ermal Beqiri, rezulton se Agasi dyshohet se ka ndërhyrë për të favorizuar kompaninë e tyre në procedurat e tenderimit të AKSHI-t. Diskutimet hedhin dritë mbi mënyrën se si sipas hetuesve janë “rregulluar” proceset për përfitimin e kontratave publike.
Në një prej bisedave, të regjistruar në fund të muajit gusht 2023, përmenden gjithashtu edhe çështje që lidhen me veprimtari të paligjshme, përfshirë referenca ndaj trafikut të lëndëve narkotike, çka ka shtuar dyshimet e organeve hetimore mbi aktivitetin e personave të përfshirë.
Pjesë nga bisedat ne zyrën e Ergys Agasit:
Ergys Agasi: Ku e kam vu me i q .. robt
Ermal Beqiri: Është problem o vlla. Kishe intonacion brenda?
Ergys Agasi: Po
Ergys Agasi: Ça thoshte ai?
Ermal Beqiri: Si?
Ergys Agasi: Ça thoshte ai?
Ermal Beqiri: U ulem i çik me atë, i thashë e di si është puna i thashe…
Ermal Beqiri: … japësh leke, te bllokojmë i ktu…
Ermal Beqiri: .. jane t’u q .. motren … kte du ta shoh, ta marrin t ‘vetën, tu them ça muhabeti te bëjmë.
Ermal Beqiri: …. te vijnë ata …. te firmosin nai …
Ergys Agasi: … I thashë unë jo. Jo re i thashë, po ik i thashë, se kam i here raportin e kazinosë o vlla. Po jo re kur ta thërras une ai do vi
Ergys Agasi: … Ktu forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër ktu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai
Ergys Agasi: … merret me kokaine Gysi, ça po bo me kokaine
*****
Ergys Agasi: I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam… Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut. Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë.
Ergys Agasi: I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam…
Ergys Agasi: Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut
Ergys Agasi: Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë.
Ermal Beqiri: U dukte ma kollaj ajo
Ergys Agasi: Po pra se gjasme
Ergys Agasi: Pranej them mos i merr përsipër se atë e ndjekin gjona te tjera kur … ti, edhe ai mos …
Ergys Agasi: Se unë ja kam mbulu i çeshtje … jo o vlla …. e kane përgju vet ata
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.
Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.
Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.
Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.
Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor.















