Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SHBA jep sinjalin e fortë/ Dhoma Amerikane e Tregtisë bojkoton aktivitetin e Ramës

Editor by Editor
December 23, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
SHBA jep sinjalin e fortë/ Dhoma Amerikane e Tregtisë bojkoton aktivitetin e Ramës
0
SHARES
325
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka bojkotuar takimin e zhvilluar sot mes qeverisë dhe komunitetit të biznesit, ku në fokus ishin politikat ekonomike dhe fiskale, përfshirë nismën e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për “Paqen Fiskale” apo Amnistinë Fiskale.

Takimi u organizua nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj, me pjesëmarrjen e kryeministrit Rama, dhe ishte planifikuar të mbahej sot, më 23 dhjetor, në ambientet e Teatrit të Operës dhe Baletit (TOB).

Ftesa zyrtare iu ishte drejtuar përfaqësuesve të biznesit dhe dhomave të tregtisë, duke i ftuar të merrnin pjesë 2–3 anëtarë nga secila strukturë për të diskutuar mbi përmirësimin e klimës së biznesit dhe politikat fiskale të qeverisë.

Megjithatë, burime për Hashtag.al konfirmojnë se anëtarët e Bordit dhe Lidershipi i Dhomës Amerikane së Tregtisë kanë vendosur që ditën e djeshme të mos marrin pjesë në këtë takim.

Gjatë takimit me biznesin, kryeministri Edi Rama deklaroi se në janar të vitit të ardhshëm qeveria do të aplikojë “Paqen Fiskale”, një paketë që sipas tij synon të krijojë një kuadër më të drejtë fiskal në funksion të procesit të integrimit europian. Rama theksoi se kjo nismë do të shoqërohet edhe me ulje të tatimit mbi fitimin, duke e konsideruar atë si një lehtësi për bizneset.

Bojkotimi nga Dhoma Amerikane e Tregtisë vjen në një moment kur kjo nismë ka nxitur debate dhe rezerva në radhët e komunitetit të biznesit, veçanërisht lidhur me ndikimin e saj në konkurrencë, transparencë dhe barazi fiskale.

Previous Post

Shoferi arrestohet pas përplasjes fatale me një 40-vjeçar në aksin “Tepelenë-Memaliaj”

Next Post

Nëna e Shpat Kasapit: ‘Ajo më ruan gjallë tani’ – mesazh i prekshëm për gruan e tij, pas humbjes tragjike në kraharorin e Selvijes, ku u hodh edhe Roeli.

Next Post
Nëna e Shpat Kasapit: 'Ajo më ruan gjallë tani' - mesazh i prekshëm për gruan e tij, pas humbjes tragjike në kraharorin e Selvijes, ku u hodh edhe Roeli.

Nëna e Shpat Kasapit: 'Ajo më ruan gjallë tani' - mesazh i prekshëm për gruan e tij, pas humbjes tragjike në kraharorin e Selvijes, ku u hodh edhe Roeli.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al