Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ ËNGJËLL AGAÇI ik para se të jetë vonë, SPAK gati prangat për njeriun besnik të Ramës

Editor by Editor
December 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Ekskluzive/ ËNGJËLL AGAÇI ik para se të jetë vonë, SPAK gati prangat për njeriun besnik të Ramës
0
SHARES
507
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afera qindra-milionëshe e inceneratorëve nuk është më çështje ministrash të rënë apo zyrtarësh të dorës së dytë. Sipas burimeve të forta pranë drejtësisë për thanë për portalin Timoni.al se SPAK ndodhet në prag të marrjes së një mase sigurie ndaj Ëngjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, njeriut që për vite me radhë ka kontrolluar çdo dokument që ka kaluar në qeveri.

Hetimi, që prej kohësh ka provuar se procedurat për inceneratorin e Elbasanit kanë qenë të paligjshme dhe me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit, tashmë është përqendruar tek zinxhiri i përgjegjësisë në majë të pushtetit. Dhe ky zinxhir, sipas ligjit dhe praktikës, ndalet pikërisht tek zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë.

SPAK ka arrestuar Lefter Kokën, ka goditur anëtarë komisionesh dhe zyrtarë të tjerë, duke provuar se kontrata është ndërtuar në shkelje flagrante të ligjit, në kundërshtim me paralajmërimet e Ministrisë së Financave dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Megjithatë, kontrata ka kaluar, paratë janë paguar dhe askush nuk e ndaloi skemën.

Këtu lind pyetja që po trazon hetuesit dhe opinionin publik: si kaluan këto dokumente në Këshillin e Ministrave pa u bllokuar, kur ligji kërkon kontroll të rreptë dhe verifikim të plotë. Përgjigjja çon tek një emër i vetëm, ai i Ëngjëll Agaçit, zyrtari që kishte për detyrë të kontrollonte ligjshmërinë përpara miratimit qeveritar.

Burime pranë hetimit flasin për fazë përfundimtare, ku po peshohet përgjegjësia penale për lejimin e një procedure që SPAK tashmë e ka cilësuar të paligjshme. Sipas këtyre burimeve, marrja e një mase sigurie është çështje kohe, ndërsa çdo vendim pritet të shkaktojë tronditje të fortë politike.

Nëse kjo ndodh, afera e inceneratorëve nuk do të godasë më vetëm ministra të larguar, por do të prekë drejtpërdrejt zyrën ngjitur të Kryeministrit, duke treguar se skema nuk ishte gabim, por sistem.

Drejtësia është përballë provës më të madhe:
të tregojë nëse ligji ndalet te vartësit apo shkon deri te ata që hapën derën që gjithçka të kalonte.

Zhvillimet priten shumë shpejt.

Previous Post

Alarm te Milani: Leao do të mungojë në ndeshjen e parë të Superkupës ndaj Napolit.

Next Post

Incidenti në Flamurtari: Futbollisti i huaj përballet me kërcënime, pyetje mbi pagat e tij të paarsyetuara.

Next Post
Incidenti në Flamurtari: Futbollisti i huaj përballet me kërcënime, pyetje mbi pagat e tij të paarsyetuara.

Incidenti në Flamurtari: Futbollisti i huaj përballet me kërcënime, pyetje mbi pagat e tij të paarsyetuara.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al