Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush është k*rva, që kishte rënë dakord me R-në për të marrë tenderin, në përgjimet e Ballukut?

Editor by Editor
December 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Kush është k*rva, që kishte rënë dakord me R-në për të marrë tenderin, në përgjimet e Ballukut?
0
SHARES
113
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar përgjime të reja nga hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndonëse Berisha ja atribuoi gabimisht përgjimet tenderave të Unazës, në fakt bëhet fjalë për një grup tjetër tenderash. është supervizioni i mirëmbajtjes me performancë të akseve nacionale të Shqipërisë.

Në bisedat e zhvilluara Balluku e pyet me habi Evis Berberin se çfarë janë këto tendera supervizioni që ka hapur dhe pse i ka bërë me afat tre vjeçar.

Sipas përgjimeve, në orën 18:07, shtetasja Belinda Balluku ka dërguar një fotografi, si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilën janë listuar procedurat e prokurimit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 17 mars të vitit 2022. Fotoja përmban konkretisht procedurat:

Loti 4: Kontrata D “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”;

Loti 3: Kontrata C “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Juglindor”;

Loti 2: Kontrata B “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Verilindor”;

Loti 1: Kontrata A “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior”;

Pasi i dërgon foton ministrja e pyet vartësin e saj sa më poshtë:

Belinda Balluku: “Per kte flet ky se ka rene dakord me Ramen! Dyta pse ia ke bere për 3 vite? Se është çmenduri! Merru me kto se do me çmendesh. Sqaroji atij kurve qe nuk do hapen procese te reja se nuk lejojne financať”.

Evis Berberi: “Ok”.

Belinda Balluku: “Ca jane kto supervizione qe paske hap ti???”. |

Evis Berberi: “Po pra për tre vite! Janë të mirëmbajtjes “.

Belinda Balluku: “Kane mirembajtjet supervizion? Se i ke hapur ti? E po nje do ta marr ky super k… ia ka premtuar R”.

Por kush është k*rva që i referohet ministrja, i cili ka rënë dakord me R?

Katër tenderat për supervizionin e mirëmbajtjes me performancë të akseve kombëtare të Shqipërisë u shpallën në 17 mars të vitit 2022 dhe u zhvilluan një muaj më vonë, pra në 18 prill, me një fond limit total prej 1.84 milionë euro.

Fituesit e tenderave u shpallën në fund të qershorit 2022. Sipas dokumentave zyrtare të konsultuar nga Kapitali, loti i parë ai i “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior” u fitua nga bashkimi i kompanive ArchiSpace dhe Ave Consulting me vlerën 440 mijë euro.

Loti i dytë, supervizioni për mirëmbajtjen e rajonit qëndror dhe atij verilindor u fitua nga Net Group e Evis Berberit dhe SWS Consulting Engineering me vlerën 454 mijë euro.

Loti i tretë u fitua nga bashkimi “TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING” & “ARABEL – STUDIO” & “LEAD CONSULTING” me 275 mijë euro, ndërsa loti i katër u fitua nga përbindëshi “A & E ENGINEERING e lubisë së marrë nën akuzë nga SPAK për korrupsion, Entela Çano, me vlerën 475 mijë euro.

Entela Çano, pronare e A & E Engineering

Megjithatë, Çano është një zonjë dhe kjo e përjashton automatikisht nga identikiti, pasi Balluku i referohet ky k*rva në bisedat e përgjuara. Po kështu Net Group pasi ajo ishte praktikisht kompania e vet Berberit. Kështu që mbeten dy kompani.

Në kërkim të k*rvës

Përjashtimi i Çanos dhe Berberit e ngushton identikitin e k*rvës që kish rënë dakord me R-në, tek kompanitë e dy loteve. Ato janë loti 1 dhe loti 3.

Më konkretisht loti 1 u fitua nga bashkimi i kompanive Archi Space dhe Ave Consulting. E para zotërohet nga Rais Petrela, një arkitekt i përfolur si shërbëtor i Erion Veliajt, teksa mbrojti publikisht me një shkrim ndërhyrjet në Sheshin Skënderbej.

Rais Petrela, pronar i ArchiSpace

Ave Consulting zotërohet nga Arben Dervishaj, ish zëvendëspresidenti i FSHF-së i arrestuar në skandalin e inceneratorëve.

Arben Dervishaj, pronar i Ave Consulting

Ndërkohë loti i tretë u fitua nga “TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING” & “ARABEL – STUDIO” & “LEAD CONSULTING”. E para zotërohet nga Engjëll Caka, ndërsa kompania e dytë dhe e tretë zotërohen respektivisht nga Ana Nishku dhe Ardit Kane. Por me herët pronarë të kësaj kompanie kane qenë njerëz të lidhur me Berberin si Brunilda Buli, të cilin ish drejtori i ARRSH-së e quante teze në përgjimet e transkriptuara nga SPAK në dosjen e tij.

Kjo e ngushton edhe më tej identikitin e k*rvës në një nga dy kompanitë fituese të lotit 1. Pra mes Rais Petrelës dhe Arben Dervishajt.

Ndonëse përfitues të fondeve publike, të dy këta personazhe janë të vegjël për të shkaktuar mllef dhe acarim tek Belinda Balluku. Ndaj dyshimet janë se tenderi i fituar nga dy kompanitë është marrë për llogari të një të treti, çka përforcohet nga fakti që një rresht me sipër në përgjimet e transkriptuara, Balluku flet për rreth mediatik.

Nuk dihet nëse SPAK e ka gjetur k*rvën që kishte marrë miratimin e R-së për të marrë tenderin. Por paratë e buxhetit në Shqipëri kështu u bitisën. Në punë k*rvash.

Previous Post

Detaje mbi incidentin për të shtënat në Mamurras: I plagosuri sapo ka mbërritur nga Anglia dhe u përfshi në një konflikt me autorin për shkak të xhirimit të gomave.

Next Post

Ekskluzive: Botërori 2026 është për ata me xhepa të thella! Nëse Shqipëria arrin të kualifikohet, biletat për ndeshjet do të jenë me çmim prej 1500 dollarësh.

Next Post
Ekskluzive / Botërori 2026 është për ata me mundësi financiare, pasi biletat e ndeshjeve mund të arrijnë çmimin deri në 1500 dollarë në rast se Kuqezinjtë kualifikohen.

Ekskluzive: Botërori 2026 është për ata me xhepa të thella! Nëse Shqipëria arrin të kualifikohet, biletat për ndeshjet do të jenë me çmim prej 1500 dollarësh.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Djali i regjisorit të njohur të Hollywood-it paraqitet për herë të parë në gjyq, pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij në një mënyrë të tmerrshme.

Djali i regjisorit të njohur të Hollywood-it paraqitet për herë të parë në gjyq, pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij në një mënyrë të tmerrshme.

December 17, 2025
Histori nga brenda: Video ekskluzive, zbulojmë gurët e çmuar që dalin nga galeritë e Mirditës. Shqipëria nuk përfiton asgjë.

Histori nga brenda: Video ekskluzive, zbulojmë gurët e çmuar që dalin nga galeritë e Mirditës. Shqipëria nuk përfiton asgjë.

December 17, 2025
Përbrenda Ngjarjes: Si u përfundua greva e minatorëve dhe kush e mban të fshehtë kontratën e eksploatimit me kompaninë turke...?!

Përbrenda Ngjarjes: Si u përfundua greva e minatorëve dhe kush e mban të fshehtë kontratën e eksploatimit me kompaninë turke…?!

December 17, 2025
Pjesa e brendshme e historisë: Minatorët e Spaçit humbin vendet e punës pas formimit të sindikatës, Braçe akuzon për veprime kriminale: Turp për institucionet!

Lajmi Fundit

Djali i regjisorit të njohur të Hollywood-it paraqitet për herë të parë në gjyq, pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij në një mënyrë të tmerrshme.

by timoni.al
December 17, 2025
0

Nick Reiner, i akuzuar për dy vepra penale të vrasjes së shkallës së parë ndaj prindërve të tij, Rob Reiner...

Read moreDetails
Histori nga brenda: Video ekskluzive, zbulojmë gurët e çmuar që dalin nga galeritë e Mirditës. Shqipëria nuk përfiton asgjë.

Histori nga brenda: Video ekskluzive, zbulojmë gurët e çmuar që dalin nga galeritë e Mirditës. Shqipëria nuk përfiton asgjë.

December 17, 2025
Përbrenda Ngjarjes: Si u përfundua greva e minatorëve dhe kush e mban të fshehtë kontratën e eksploatimit me kompaninë turke...?!

Përbrenda Ngjarjes: Si u përfundua greva e minatorëve dhe kush e mban të fshehtë kontratën e eksploatimit me kompaninë turke…?!

December 17, 2025
Pjesa e brendshme e historisë: Minatorët e Spaçit humbin vendet e punës pas formimit të sindikatës, Braçe akuzon për veprime kriminale: Turp për institucionet!

Pjesa e brendshme e historisë: Minatorët e Spaçit humbin vendet e punës pas formimit të sindikatës, Braçe akuzon për veprime kriminale: Turp për institucionet!

December 17, 2025
PSG bëhet pjesë e historisë, francezët mposhtin Flamengon me penallti në finalen e Kupës Interkontinentale dhe siguruan “sextuple”-n.

PSG bëhet pjesë e historisë, francezët mposhtin Flamengon me penallti në finalen e Kupës Interkontinentale dhe siguruan “sextuple”-n.

December 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Djali i regjisorit të njohur të Hollywood-it paraqitet për herë të parë në gjyq, pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij në një mënyrë të tmerrshme.

Djali i regjisorit të njohur të Hollywood-it paraqitet për herë të parë në gjyq, pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij në një mënyrë të tmerrshme.

December 17, 2025
Histori nga brenda: Video ekskluzive, zbulojmë gurët e çmuar që dalin nga galeritë e Mirditës. Shqipëria nuk përfiton asgjë.

Histori nga brenda: Video ekskluzive, zbulojmë gurët e çmuar që dalin nga galeritë e Mirditës. Shqipëria nuk përfiton asgjë.

December 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al