ELBASAN– Ervin Salianji, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, është pritur me entuziazëm nga mbështetësit dhe strukturat e degës së PD në një takim të zhvilluar sot në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, Salianji njoftoi se qëllimi i lëvizjes së tij është të bëjë Partinë Demokratike fituese.
Gjatë fjalimit të tij, Salianji kritikoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se sot Kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Ai bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve dhe mbështetësve të PD, duke inkurajuar pjesëmarrjen në protestën e planifikuar më 22 dhjetor.
Salianji: Shumë pyesin se çfarë duam në me këtë lëvizje, ne duam që PD të jetë fituese, fituese, fituese! Ne kemi një rrugëtim që nuk bëhet për poste, për interesa personale, por për interesin që PD të dëgjojë anëtarësinë, të mos e braktisë anëtarësinë.
Mijëra demokratë anembanë, e ju këtu, ju jam vërtetë mirënjohës, pasi e di që nuk është e lehtë, është për të ardhur keq që shohësh degradimin e politikë përpara syve tanë, duke mbajtur peng shoqërinë me hallet e tyre personale, duke zhbërë çdo normë, parim të demokracisë dhe duke e reduktuar politikën në çështje private, të gjithë të ngjitur pas karriges, si ajo pas këpucës.
Degradimin e qeverisë dhe zyrtarëve të lartë në këtë standard mizerabël, dhe në korrupsion kapilar që është një gur i rende në shoqërinë shqiptare.















