Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe demokratët këtë të martë, ku ka adresuar kritika ndaj Sali Berishës dhe Flamur Nokës, me të cilin pati një përplasje në mbledhjen e fundit të kryesisë. Gjatë fjalës së tij, Salianji shprehu shqetësim për mënyrën si po zhvillohen mbledhjet e Partisë Demokratike, duke theksuar se ato po shndërrohen në gjyqe për demokratët, përkundrejt diskutimeve për strategjitë e opozitës. Ai e përmblodhi mbledhjen e fundit si katër orë të një procesi gjyqesor për demokratët, ndërsa Ramës dhe Ballukut iu dhanë vetëm 15 minuta.
Salianji theksoi se Edi Rama nuk mund të qëndrojë në pushtet duke u përballur me armiq imagjinarë dhe kërkoi një komunikim më të hapur me demokratët. Ai inkurajoi që të dërgojnë shqiptarët drejt kutive të votimit dhe protestave, duke theksuar se nuk mund të vazhdojnë me ankesat për vjedhjet e kaluara.
Për Salianjin, vetëm përmes protestave dhe votës mund të largohet Rama nga pushteti. Ai apeloi për mobilizimin e popullit opozitar, duke theksuar se fitorja arrin me përfaqësues që sjellin vlera, dhe se ata që kanë dështuar duhet të bëjnë një hap pas. Ai kritikoi drejtuesit e PD që i kërkojnë llogari për qëllimet e protestave, duke potencuar se nëse çdo përfaqësues i PD do të vepronte si ata, partia do të mbushte sheshet me protestues.
Salajni shprehu indinjatë për etiketime të atyre që kanë qenë në opozitë për 13 vjet dhe për personat që kanë pasur sakrifica, si rasti i Ndrecës në Durrës. Ai kritikoi gjithashtu vendimin e PD për Avokatin e Popullit, duke kërkuar dorëheqjen e atyre që përfundojnë duke thënë gjithmonë se kanë bërë gabime.
Salianji përmendi se debatet në favor të PD janë të rëndësishme dhe se mungesa e burrërisë në disa figura nuk duhet të jetë një barrë për kryesinë e PD.















