Monday, December 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U padit për nga Belind Këllici/ Gazetari Almer Toska pas padisë për shpifje: Politikanët e dështuar luftojnë gazetarët, jo pushtetin

Editor by Editor
December 15, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
U padit për nga Belind Këllici/ Gazetari Almer Toska pas padisë për shpifje: Politikanët e dështuar luftojnë gazetarët, jo pushtetin
0
SHARES
166
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Almer Toska ka reaguar me tone të ashpra pas kallëzimit penal për shpifje të bërë ndaj tij nga Belind Këlici. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Toska e cilëson padinë si një akt presioni politik dhe një shërbim të drejtpërdrejtë ndaj Belinda Ballukut, duke theksuar se beteja e tij ka qenë gjithmonë kundër pushtetit dhe jo ndaj medias.

“Jam paditur jo nga Belinda Balluku, ndaj së cilës kam bërë betejë politike dhe mediatike, por nga Belind Këlici, të cilin e konsideroj si ushtar të saj brenda Partisë Demokratike”, shprehet Toska, duke shtuar se nuk ka frikë nga përballja në gjykatë.

Gazetari thekson se një politikan opozite nuk duhet të merret me gazetarët, por me problemet e qytetarëve dhe me aferat e qeverisë. Sipas tij, kallëzimi ndaj tij tregon dobësi politike dhe mungesë vizioni opozitar.

Në reagimin e tij, Toska kujton humbjen e thellë të Bashkisë së Tiranës nga Belind Këlici, si dhe largimin e tij nga drejtimi i qarkut të Tiranës në Partinë Demokratike, duke i cilësuar këto si prova të një bilanci të rëndë dështimesh politike.

“Një politikan që ka vetëm humbje në kurriz dhe nuk prodhon shpresë për qytetarët, zgjedh rrugën më të lehtë: sulmon gazetarin që flet”, shkruan Toska.

Ai shton se më 20 janar do të paraqitet në Gjykatën e Tiranës jo për t’u mbrojtur, por për t’u përballur me atë që e quan një mentalitet politik të vjetër, që përpiqet të heshtë median kritike.

“Nuk është detyra e një opozitari të frikësojë gazetarët, por të përballet me pushtetin. Gazetaria nuk është krim dhe denoncimi nuk është shpifje”, thekson Toska.

Në përfundim, gazetari shprehet se kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me të personalisht, por me raportin mes politikës dhe medias, duke e konsideruar 20 janarin si një ditë prove për lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të thënë të vërtetën.

Lexo statusin e plotë:

👉Më ka paditur për shpifje Belindi i Belindës😂😂😂🫣
Belind Këllici po i bën shërbimin e fundit Belinda Balukut duke më paditur mua për shpifje. Une që kam bërë betejë politike dhe mediatike ndaj Belindës, nuk paditem nga ajo vet por nga ushtari i saj brenda PD. Belind po ta them publikisht, më pëlqejnë beteja dhe jo pazaret si ty. Unë e dua luftën sepse jam me të drejtën e qytetarëve që më besojnë. Ty nuk të beson askush.

Belind, as Berisha nuk të do se e di që mirë që je njeri i vogël. Ti nuk punon për demokratët dhe qytetarët por punon për interesa të ngushta ekonomike që mbushin xhepin tënd nga Belinda. Belind ti humbe bashkinë e Tiranës me 60 mijë vota. Ti në vend që të jesh krah medias dhe atyre që thonë të vërtetën, shkon dhe i shërben interesave të Belindës. Prandaj ti nuk bëhesh kurrë politikan sepse ti merresh me gjëra të vogla.

Belind, ke gabuar që më kallëzove, jo se trembem nga ti, por se nuk duhet të merresh me gazetarin. Një politikan opozite nuk duhet t’i kundërvihet gazetarit, por duhet të merret me qytetarët, me problemet e tyre dhe me aferat e pushtetit. Ti nuk je në PD vetëm për të frikësuar ata që flasin të vërtetën, por për t’i shërbyer pazareve dhe interesave të Belinda Ballukut.

Më 20 janar do të jem në Gjykatën e Tiranës jo për t’u justifikuar, por për t’u përballur me këtë politikë të dobët dhe të dështuar që nuk prodhon shpresë që përfaqësohet nga politikanë si ty. Nuk është puna jote të ndëshkosh gazetarin që tregon të vërtetën, por të japësh llogari qytetarëve për humbjet, për pazaret dhe për dështimet e tua politike.

Ti ke humbur Bashkinë e Tiranës me 60 mijë vota, ke humbur besimin e qytetarëve dhe megjithatë nuk merresh me hallet e tyre, por merresh me mua se ta ka lënë si detyrë Belinda. Prandaj qytetarët nuk të mbështesin kurrë se merresh me gjëra të vogla dhe je njeri i vogël. Ky je ti dhe mendësia jote: “i fortë me ata që flasin të vërtetën”, e dobët me pushtetin, dhe e frikësuar nga qytetarët. Një politikan që sulmon gazetarin nuk është opozitë, ai është pjesë e problemit.

Sali Berisha të largoi Belind si drejtues i qarkut të Tiranës sepse ti ke mbi shpinë humbjen më të rëndë politike në zgjedhjet e 11 majit 2025 në Tiranë. Ky është bilanci yt: vetëm disfata, vetëm humbje, vetëm dështime politike. Dhe një politikan i tillë i dështuar, që nuk bind qytetarët, nuk fiton zgjedhje, nuk prodhon shpresë, nuk merret me pushtetin, por merret me gazetarët. Unë do të jem përballë politikanëve të dështuar si ty! Ti nuk i duhesh aq dreqit por i duhesh Belindës. Ti rolin e ushtarit dhe të shiturit e bën mirë.

Më 20 janar do të jem aty përballë teje me kokën lart sepse gazetaria nuk është krim, denoncimi nuk është shpifje dhe e vërteta nuk frikësohet. Populli le ta mbajë mend këtë ditë.

Previous Post

Ngjarje e rëndë në Llogara: Viktima e gjetur e djegur në makinë, dyshohet për vetëvrasje.

Next Post

“Ditën shfaqej si opozitar, natën kishte kontakte me të” / Balla e përgjigjet Berishës: Procesi për Avokatin e Popullit u ndoq sipas Kushtetutës, PD e bëri një ‘hajgare’ të tijin.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Rama mbetet në pushtet falë lejes sonë”, thotë Berisha, duke kërkuar protestë në shesh për tri javë.

“Rama mbetet në pushtet falë lejes sonë”, thotë Berisha, duke kërkuar protestë në shesh për tri javë.

December 15, 2025
Trump kritikon regjisorin që u gjet i vdekur me gruan në shtëpinë e tij: Një ngjarje e trishtueshme, por Rob kishte Sindromën e Çrregullimit të Trump.

Trump kritikon regjisorin që u gjet i vdekur me gruan në shtëpinë e tij: Një ngjarje e trishtueshme, por Rob kishte Sindromën e Çrregullimit të Trump.

December 15, 2025
Foto/ Protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, Argita Malltezi merr pjesë me demokratët

Foto/ Protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, Argita Malltezi merr pjesë me demokratët

December 15, 2025
E dhimbshme, mbrojtësi italian shpall vdekjen e foshnjës…përkundër faktit se bashkëshortja e tij ishte në muajin e pestë të shtatzënisë.

Lajmi Fundit

“Rama mbetet në pushtet falë lejes sonë”, thotë Berisha, duke kërkuar protestë në shesh për tri javë.

by timoni.al
December 15, 2025
0

Sali Berisha, gjatë Foltores së pestë para kryeministrisë, ka akuzuar Edi Ramën se mbetet në pushtet falë lejes që i...

Read moreDetails
Trump kritikon regjisorin që u gjet i vdekur me gruan në shtëpinë e tij: Një ngjarje e trishtueshme, por Rob kishte Sindromën e Çrregullimit të Trump.

Trump kritikon regjisorin që u gjet i vdekur me gruan në shtëpinë e tij: Një ngjarje e trishtueshme, por Rob kishte Sindromën e Çrregullimit të Trump.

December 15, 2025
Foto/ Protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, Argita Malltezi merr pjesë me demokratët

Foto/ Protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, Argita Malltezi merr pjesë me demokratët

December 15, 2025
E dhimbshme, mbrojtësi italian shpall vdekjen e foshnjës…përkundër faktit se bashkëshortja e tij ishte në muajin e pestë të shtatzënisë.

E dhimbshme, mbrojtësi italian shpall vdekjen e foshnjës…përkundër faktit se bashkëshortja e tij ishte në muajin e pestë të shtatzënisë.

December 15, 2025
Prifti shpallet i pafajshëm, pas një dënimi prej 15 vitesh burg për akuzat e përdhunimit të një 19-vjeçari me aftësi të kufizuara.

Prifti shpallet i pafajshëm, pas një dënimi prej 15 vitesh burg për akuzat e përdhunimit të një 19-vjeçari me aftësi të kufizuara.

December 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Rama mbetet në pushtet falë lejes sonë”, thotë Berisha, duke kërkuar protestë në shesh për tri javë.

“Rama mbetet në pushtet falë lejes sonë”, thotë Berisha, duke kërkuar protestë në shesh për tri javë.

December 15, 2025
Trump kritikon regjisorin që u gjet i vdekur me gruan në shtëpinë e tij: Një ngjarje e trishtueshme, por Rob kishte Sindromën e Çrregullimit të Trump.

Trump kritikon regjisorin që u gjet i vdekur me gruan në shtëpinë e tij: Një ngjarje e trishtueshme, por Rob kishte Sindromën e Çrregullimit të Trump.

December 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al