Sunday, June 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Buxheti për vitin 2026 miratohet me 81 vota për dhe 16 kundër; ja çfarë është planifikuar.

timoni.al by timoni.al
December 12, 2025
in KRYESORE
0
Buxheti për vitin 2026 miratohet me 81 vota për dhe 16 kundër; ja çfarë është planifikuar.
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me 81 vota pro dhe 16 kundër, Kuvendi ka miratuar buxhetin për vitin 2026 pas mesnate. Ky buxhet pritet të financojë disa sektorë të rëndësishëm, me të ardhura të programuar në rreth 8.5 miliardë euro dhe shpenzime në rreth 8.9 miliardë euro, duke përbërë rreth 31.9% të PBB. Deficiti buxhetor pritet të qëndrojë në 2.3%, në të njëjtin nivel si viti 2025.

Një nga theksat kryesore të buxhetit janë politikat sociale, me një rritje të shpenzimeve në këtë sektor. Qeveria parashikon 100 milionë euro për rritjen e pensioneve sipas një skeme të re dhe 135 milionë euro për rimbursimin e medikamenteve. Për herë të parë, do të bëhet gjithashtu indeksimi i pagave të administratës publike me 2.5% duke nisur nga 1 janari 2026.

Investimet publike janë planifikuar në rreth 1.9 miliardë euro, ndërsa fondi për rindërtimin është vendosur në 50 milionë euro. Për 11 kontrata koncesionare pritet të shpenzohen 120 milionë euro, një shifër e ulur në krahasim me vitin e kaluar.

Sektorët prioritarë, si shëndetësia, mbrojtja sociale, infrastruktura, energjia dhe arsimi, janë në fokusin e financimit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të ketë buxhetin më të madh prej afro 853 milionë euro, i cili përfshin pagat për punonjësit shëndetësorë dhe investimet e nevojshme. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të ketë një buxhet prej 800 milionë eurosh, duke u fokusuar kryesisht në projekte rrugore dhe hekurudhore.

Ministria e Arsimit do të ketë një alokim prej 680 milionë eurosh, që do të mbulojë pagat e mësuesve dhe investimet në arsim. Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes do të ketë një buxhet rreth 610 milionë euro, me një pjesë të konsiderueshme të tij e destinuar për forcat e luftimit dhe për përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të NATO-s, duke e mbajtur një buxhet mbi 2% të PBB-së.

Previous Post

Tensionet në Karaibe rriten: Trump imponon sanksione të reja dhe kërcënon Venezuelën, ndërsa Maduro shpall “epokën e piraterisë amerikane”

Next Post

Video/ Aksioni në Fushë-Kuqe, forcat e policisë rrethojnë vilën! Të arrestuarit që lidhen me vrasjen e Indrit Dokles në vitin 2022.

Next Post
Video/ Aksioni në Fushë-Kuqe, forcat e policisë rrethojnë vilën! Të arrestuarit që lidhen me vrasjen e Indrit Dokles në vitin 2022.

Video/ Aksioni në Fushë-Kuqe, forcat e policisë rrethojnë vilën! Të arrestuarit që lidhen me vrasjen e Indrit Dokles në vitin 2022.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al