Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali me librin e Gjeografisë për klasën e VII-ta, Kosova quhet “Metohi”

Editor by Editor
December 9, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Skandali me librin e Gjeografisë për klasën e VII-ta, Kosova quhet “Metohi”
0
SHARES
133
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e VII-të, botuar nga shtëpia botuese “Trimaks”, Shkup, dhe miratuar nga Komisioni Kombëtar për tekste shkollore më 5 gusht 2025. Ky libër është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025 dhe përmban formulime që shtrembërojnë realitetin historik dhe politik të Kosovës.

Paraqitja e Kosovës si “gjendet në jugperëndim të Serbisë” i jep Serbisë rolin e pikë-referencës dhe anashkalon njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Maqedonia e Veriut. Përdorimi i termit “Metohi” për Rrafshin e Dukagjinit përbën një devijim të rëndë identitar dhe shkencor, duke u bërë mjet i narrativave historike serbe. Po ashtu, formulimi “Mitrovica e Kosovës” reflekton terminologjinë tendencioze serbe si “Kosovska Mitrovica” dhe nuk mund të jetë pjesë e një teksti shkollor të miratuar institucionalisht.

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi strukturat qeverisëse, të cilat perfaqësohen në Ministrinë e Arsimit dhe Komisionin për tekste shkollore, sepse miratimi i këtij libri në vitin 2025 tregon vasalitetin, servilitetin dhe tolerimin ndaj shtrembërimeve historike dhe identitare, duke rrezikuar edukimin e nxënësve dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar.

BDI kërkon urgjentisht të tërhiqet libri nga përdorimi, të rishikohet dhe të korrigjohet përmbajtja sipas standardeve shkencore dhe të politikës shtetërore, të përcaktohet përgjegjësia institucionale dhe politike për këtë libër të botuar në 2025 dhe të garantohet neutraliteti akademik në të gjitha tekstet e ardhshme shkollore.

Mbrojtja e identitetit historik dhe kombëtar, si dhe e vërteta historike për Kosovën, është detyrë e çdo qeverie dhe çdo vonesë në këtë proces është përgjegjësi, në kët rast e qeverise. Bashkimi Demokratik për Integrim do ta ndjekë këtë çështje deri në korrigjimin e plotë dhe sqarimin institucional, në mënyrë që gjeneratat e reja të mos ekspozohen ndaj interpretimeve të gabuara për historinë dhe realitetin politik të Kosovës.

Previous Post

Gjysma e Kievit pa elektricitet pas sulmeve ruse, Ukraina merrmasa për ruajtjen e energjisë

Next Post

Inter-Liverpool në drejtpërdrejtë: Vetëm fitorja është e pranuar, nisin ndeshjen e parë në “San Siro”

Next Post
Inter-Liverpool në drejtpërdrejtë: Vetëm fitorja është e pranuar, nisin ndeshjen e parë në "San Siro"

Inter-Liverpool në drejtpërdrejtë: Vetëm fitorja është e pranuar, nisin ndeshjen e parë në "San Siro"

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al