Në adresë të gazetarit dhe drejtuesit të portalit Timoni.al, Almer Toska, ka mbërritur një denoncim i rëndë që ngre pikëpyetje serioze mbi integritetin dhe formimin arsimor të kryetares së Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshti.
Sipas denoncuesit, i cili kërkon të mbetet anonim për shkak të presioneve në administratë, Mjeshti dyshohet se disponon një diplomë të blerë të shkollës së mesme, e cila — sipas tij — është siguruar nga vëllezërit e saj. Denoncuesi pretendon se kryetarja nuk ka qenë asnjëherë pjesë e bankave të shkollës dhe se nuk njeh as profesorë dhe as bashkë-nxënës, çka ngre dyshime të forta për vërtetësinë e dokumentit arsimor.
“Ajo nuk e di as vetë se ku e ka ‘mbaruar’ shkollën e mesme sepse nuk ka qenë kurrë në një klasë,” thuhet në denoncim. “Imagjinoni ku kemi mbërritur: Bulqiza drejtohet nga një person që, sipas meje, nuk ka as arsimin bazë të nevojshëm për të marrë një detyrë kaq të rëndësishme.”
Denoncuesi i bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të verifikojnë menjëherë këtë informacion, duke nënvizuar se çdo kontroll i SPAK do ta nxjerrë të vërtetën në pah.
“Ju lutem anonim, sepse jam punonjës bashkie dhe më heqin nga puna,” përfundon mesazhi drejtuar Timoni.al.
Timoni.al do të ndjekë denoncimin dhe do të kërkojë nga institucionet përgjegjëse verifikimin e menjëhershëm të të dhënave, për të garantuar integritetin e funksionarëve publikë dhe transparencën ndaj qytetarëve të Bulqizës.
Denoncimi i plotë:
Pershendetje Almer! Dua te bej nje denoncim per kryetaren e bashkise Bulqize, Festime Mjeshti e cila deftesen e shkolle se mesme e ka te blere. Ja kane blere vellezerit e saj. Sa here qe e pyesin ne rrethin e saj shoqero ku e ka mbaruar shkollen e mesme, ajo nuk e di pasi nuk eshte ulur asnjehere ne bankat e shkolles. Ajo nuk njeh asnje profesor dhe asnje nxenes qe ka pasur ne klase. Imagjino ku ka arrit vendi nje analfabete qe nuk ka mbaruar as shkollen e mesme na drejton Bulqizen. Dergojeni ne SPAK dhe keni per te pare qe do vertetohet kjo qe them une. Ju lutem anonim se jam punonjes bashkie dhe kjo te heq nga puna.















