DURRËS– Gjatë një takimi me strukturat e PD-së, ish-deputeti Ervin Salianji theksoi se pritshmëritë e shqiptarëve janë të mëdha dhe çdo vonesë për t’u përgjigjur shqetësimeve të tyre do të shihet si dështim nga demokratët.
Salianji kritikoi qeverinë aktuale, duke theksuar se Edi Rama dhe PS nuk zhvillojnë zgjedhje të lira, përmes patronazhit të detajuar dhe monitorimit të çdo votuesi deri në kutinë e votimit. Ai shtoi se kjo ka bërë politikën të papërgjegjshme, ndërsa përdorimi i krimit të organizuar dhe presioni mbi vendet e punës e bëjnë pjesëmarrjen në zgjedhje të kufizuar dhe të manipuluar.
Ish-deputeti vuri në dukje se një tjetër arsye është paaftësia e opozitës për të qenë bindëse. Ai përmendi rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale, ku PD nuk arriti të mobilizonte votuesit sa PS në qytete si Vlorë, Berat, Cërrik e Tepelenë, duke theksuar nevojën për të dëgjuar demokratët dhe për të motivuar pjesëmarrjen në votime.
Ervin Salianji: Sot pritshmëritë e shqiptarëve janë të mëdha, do të na urrejë cdo demokrat nëse nuk i përgjigjemi shqetësimit të tyre në kohë.
Është e vërtetë si drita e diellit që Edi Rama dhe PS nuk zhvillojnë zgjedhje të lira. I kanë rrethuar votuesit, kanë patronazhim kapilar të cdo qendre dhe njohin emër për emër duke gjurmuar votuesit deri në kutinë e votimit. E ka bërë politikën të papërgjegjshme. Zgjedhjet janë si shtrëngim për vendin e punës dhe përdorimin e krimit të organizuar. Por ta themi hapur një tjetër shkak është paaftësia e opozitës si forca më e madhe në vend për të qenë bindëse.
Zgjedhjet e pjesshme lokale janë një sinjal I fortë që duhet ta lexojë secili prej nesh. Edi Rama arriti të nxirrte 15 mijë votues në Vlorë ne nuk nxorrëm as 2 mijë. E njëjta gjë në Berat, Cërrik e Tepelenë. Më bëri të reflektoj se duhet ti dëgjojmë demokratët pse nuk I motivojmë të dalin të votojnë. Ne nuk I mbyllim as sytë e veshët si një superskandal si kapja në korrupsion për 50 mln euro sic ishte rasti I zv/kryeministres Belinda Balluku nuk bëri që njerëzit të shpërthenin në revoltë të bënte të vërshonin njerëzit në rrugë.















