Wednesday, December 3, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sonila Bejtja, “kamikazja” e Belinda Ballukut në Kushtetuese, vota që bllokoi unanimitetin dhe mund t’i hapë rrugë rikthimit të zv/kryeministres në detyrë

Editor by Editor
December 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Sonila Bejtja, “kamikazja” e Belinda Ballukut në Kushtetuese, vota që bllokoi unanimitetin dhe mund t’i hapë rrugë rikthimit të zv/kryeministres në detyrë
0
SHARES
91
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kriza juridike për fatin e Belinda Ballukut ka hyrë në fazë tejet delikate, pasi Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim unanim për ankimin e qeverisë ndaj pezullimit të saj nga detyra, të vendosur nga GJKKO. Kolegji prej tre gjyqtarësh – Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja – u nda 2 me 1, çka e bllokoi filtrin paraprak dhe e detyroi çështjen të kalojë në Mbledhjen e Gjyqtarëve.

Sipas burimeve për Timoni.al vota kundër e Sonila Bejtjes nuk ka qenë rastësi, por pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme të saj për të ndihmuar Belinda Ballukun në betejën juridike me SPAK. Të njëjtat burime thonë se Bejtja konsiderohet personi që po lufton më fort për të rrëzuar pezullimin e Ballukut, duke u bërë “muri mbrojtës” i ish-ministres brenda strukturës së Kushtetueses.

Sipas burimeve, Bejtja po kërkon me çdo vendim procedural t’i hapë rrugë rikthimit të Ballukut në detyrë dhe të zbehë efektet e masës së pezullimit të vendosur nga GJKKO me kërkesë të SPAK. Në qarqet pranë gjykatës përflitet se Sonila Bejtja ka pasur marrëdhënie afërsie dhe favore të dukshme me Ballukun, përfshirë përfitime ekonomike që – sipas këtyre burimeve – dyshohet se mund të kenë ndikuar në pozicionet e saj në çështje.

Ligjërisht, procedura është e qartë: në mungesë unanimiteti, çështja i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila me shumicë vendos nëse kërkesa e qeverisë do të shqyrtohet në seancë plenare. Vetëm pas kësaj faze, trupa prej 8 ose 9 gjyqtarësh e Kushtetueses mund të marrë një vendim përfundimtar mbi pezullimin e GJKKO-së dhe kërkesën e qeverisë.

Ndërkohë, reagimi i botës juridike dhe politikës është i ndezur: vota e Sonila Bejtjes shihet nga disa si manovra për të shpëtuar karrierën politike të Ballukut, ndërsa për të tjerë, si ndërhyrje e rëndë në një çështje që duhet të trajtohet vetëm mbi bazën e ligjit dhe standardeve të pavarësisë gjyqësore.

Çështja Balluku po shndërrohet kështu në një nga betejat më të forta ndërmjet SPAK, qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, me Sonila Bejtjen në qendër të kritikave si njeriu që mund të ndikojë fatin e ish-ministres më shumë se kushdo tjetër.

Trupa prej tre anëtarësh e Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë ditën e djeshme një vendim të njëzëshëm për ankimin e qeverisë kundër pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, të vendosur nga GJKKO. Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja votuan 2 pro dhe 1 kundër, duke bërë të pamundur një vendimmarrje unanime për kalimin apo jo të ankimit në shqyrtim.

Sipas ligjit, në rastet kur Kolegji nuk arrin unanimitet, çështja i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do duhet të vendosë nëse kërkesa do të shqyrtohet në seancë plenare. Nëse ajo pranohet, Kushtetuesja do të duhet të shprehet fillimisht për kërkesën e qeverisë për pezullimin e zbatimit të vendimit të GJKKO-së, deri në shqyrtimin përfundimtar të ankimit.

Gjykata Kushtetuese njoftoi se kishte zhvilluar mbledhjen sipas planifikimit, duke informuar:

“Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore.”

Ndërkohë, në GJKKO, vetë Belinda Balluku ka apeluar dy masat e sigurisë të vendosura ndaj saj, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë vendit. Ajo është e pandehur për procedurat e tenderit të tunelit të Llogorasë dhe nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet dyshohet se fituesi i tenderit ka qenë i paracaktuar, ndërsa SPAK ka deklaruar se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.

Previous Post

Peshëngritje: Briken Calja, kampion i pakontestueshëm i Ballkanit, vendos rekord të ri në shkëputje.

Next Post

Allegri planifikon rotacionin në Kupë, shqiptar Jashari rikthehet në fushë.

Next Post
Allegri planifikon rotacionin në Kupë, shqiptar Jashari rikthehet në fushë.

Allegri planifikon rotacionin në Kupë, shqiptar Jashari rikthehet në fushë.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

“Fluturimet mes Shqipërisë dhe Kanadasë vonohen për shkak të pezullimit të ballukut”, thotë Rama: Një arsye tjetër për t’u drejtuar Kushtetueses.

December 3, 2025
Kodi Rrugor në Shqipëri në ndryshim, debate të ashpra në Kuvend për standardet e rrugëve të krijuara nga PS dhe PD

Kodi Rrugor në Shqipëri në ndryshim, debate të ashpra në Kuvend për standardet e rrugëve të krijuara nga PS dhe PD

December 3, 2025
Takimi me Witkoff dhe Putin qëndron i patundur, ministrat e NATO-s mblidhen në mënyrë urgjente.

Takimi me Witkoff dhe Putin qëndron i patundur, ministrat e NATO-s mblidhen në mënyrë urgjente.

December 3, 2025
Meta i drejtohet GJKKO-së si Veliaj: Po kërkoj lirimin nga kufizimet e gjykatës

Meta i drejtohet GJKKO-së si Veliaj: Po kërkoj lirimin nga kufizimet e gjykatës

December 3, 2025
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.
Lajmi Fundit

“Fluturimet mes Shqipërisë dhe Kanadasë vonohen për shkak të pezullimit të ballukut”, thotë Rama: Një arsye tjetër për t’u drejtuar Kushtetueses.

by timoni.al
December 3, 2025
0

Reagimi i Edi Ramës Edi Rama, në një deklaratë nga tryeza e punës, thekson rëndësinë e heqjes së pezullimit të...

Read moreDetails
Kodi Rrugor në Shqipëri në ndryshim, debate të ashpra në Kuvend për standardet e rrugëve të krijuara nga PS dhe PD

Kodi Rrugor në Shqipëri në ndryshim, debate të ashpra në Kuvend për standardet e rrugëve të krijuara nga PS dhe PD

December 3, 2025
Takimi me Witkoff dhe Putin qëndron i patundur, ministrat e NATO-s mblidhen në mënyrë urgjente.

Takimi me Witkoff dhe Putin qëndron i patundur, ministrat e NATO-s mblidhen në mënyrë urgjente.

December 3, 2025
Meta i drejtohet GJKKO-së si Veliaj: Po kërkoj lirimin nga kufizimet e gjykatës

Meta i drejtohet GJKKO-së si Veliaj: Po kërkoj lirimin nga kufizimet e gjykatës

December 3, 2025
SPAK dërgon në gjykatë çështjen ndaj dy inspektorëve të ISHTI-t dhe një administratori biznesi për akuzat e korrupsionit.

Drejt fundit hetimi? SPAK gati fletë-arrestet për fondet e OLAF për bujqësinë

December 3, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

“Fluturimet mes Shqipërisë dhe Kanadasë vonohen për shkak të pezullimit të ballukut”, thotë Rama: Një arsye tjetër për t’u drejtuar Kushtetueses.

December 3, 2025
Kodi Rrugor në Shqipëri në ndryshim, debate të ashpra në Kuvend për standardet e rrugëve të krijuara nga PS dhe PD

Kodi Rrugor në Shqipëri në ndryshim, debate të ashpra në Kuvend për standardet e rrugëve të krijuara nga PS dhe PD

December 3, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al