Friday, June 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rregullat e reja për kriptovalutat po shqyrtohen: AMF dhe BSH në prag të dhënies së miratimit, ndalohen veprimet manipuluese dhe abuzive.

timoni.al by timoni.al
November 27, 2025
in AKTUALITET
0
Rregullat e reja për kriptovalutat po shqyrtohen: AMF dhe BSH në prag të dhënies së miratimit, ndalohen veprimet manipuluese dhe abuzive.
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare ka depozituar një projektligj të ri, “Për tregjet e kripto-aseteve”, që ka si qëllim rregullimin e për herë të parë të bursave, platformave dhe ofruesve të shërbimeve të aseteve virtuale. Ky draft vjen si reagim ndaj rritjes së përdorimit të kriptomonedhave në vend dhe nevojës për të vendosur rregulla që mbron investitorët dhe siguron transparencën.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit thekson se projektligji synon të rregullojë të gjitha subjektet dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin e kripto-aseteve dhe tokenave të parasë elektronike, si dhe veprimtaritë e ndërmjetësimit, përfshirë operimin e platformave tregtare dhe shërbimeve të kujdestarisë. Drafti parashikon licencimin e detyrueshëm për platformat që ofrojnë tregtim dhe shërbime me kripto-asete, si dhe vendosjen e kërkesave për kapital minimal, transparencë dhe mbikëqyrje më të fortë mbi aktivitetet që deri tani janë zhvilluar në një “zonë gri”.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të jetë institucioni përgjegjës për dhënien e licencave dhe kontrollin e tregut. Subjektet e licencuara do të kenë detyrimin të raportojnë rregullisht mbi aktivitetet e tyre dhe të zbatojnë standardet për parandalimin e pastrimit të parave.

Ministria gjithashtu thekson që projektligji ka për qëllim garantimin e standardeve të larta për mbrojtjen e investitorëve dhe integritetin e tregut, përmes kërkesave prudenciale, politikave të qeverisjes korporative, masave të sigurisë kibernetike, dhe mekanizmave për parandalimin e manipulimit të tregut.

Me miratimin e këtij projektligji, pritet të formalizohet tregu i kripto-aseteve në Shqipëri, duke garantuar një mbikëqyrje më të fortë dhe një treg më të qëndrueshëm, në përputhje me zhvillimet e tregjeve europiane.

Previous Post

Kompania hungareze fillon negociatat për blerjen e aksioneve ruse në sektorin e naftës në Serbi.

Next Post

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave për turistët jashtë Evropës; ja sa do të paguajnë më shumë sesa europianët.

Next Post
Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave për turistët jashtë Evropës; ja sa do të paguajnë më shumë sesa europianët.

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave për turistët jashtë Evropës; ja sa do të paguajnë më shumë sesa europianët.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al