Saturday, November 22, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

”Ke një plehrë aty që flet, të plasi trapi për…”/ Si e paracaktoi Balluku fituesin për tenderin e Unazës së Madhe

Editor by Editor
November 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
”Ke një plehrë aty që flet, të plasi trapi për…”/ Si e paracaktoi Balluku fituesin për tenderin e Unazës së Madhe
0
SHARES
77
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen detaje nga dosja hetimore për tenderin e Unazës së Madhe, për të cilin akuzohet Belinda Balluku.

Bisedat e saj me Evis Berberin, tregojnë se ata koordinonin jo vetëm paracaktimin e fituesve, por edhe publikimin e njoftimeve për fituesit e tenderëve për lotet e Unazës së Madhe. Komunikimet e datës 1 tetor 2021, pak para se të shpallej fituesi për lotin 4 të Unazës së Madhe, zbulojnë ndërhyrjet e drejtpërdrejta të ministres për kohën se kur duhej të dilte njoftimi.

Më datë 1 tetor, Balluku i shkruan Berberit që të bëhen gati për të hënën që të shpallet fituesi. “A do t’i nxjerrësh në darkë sot? Shumë mirë. Por do të të them”, i shkruan Balluku.

Por Balluku ka edhe dyshime ndaj edhe e udhëzon Berberin që ta shtyjë shpalljen e fituesit për të mërkurën. “Të mërkurën, ikni shijoni fundjavën! Merruni me punë serioze. Ke një plehrë aty që flet”.

Nga komunikimet mes Ballukut dhe Berberit, ministrja shfaqet e shqetësuar pas publikimit në media të një liste me emrat e fituesve të tenderëve tek Unaza e Madhe.

Ajo e pyet Berberin për një punonjëse të prokurimeve me emrin Miranda, duke kërkuar të verifikojë nëse dikush ka nxjerrë informacionin. Berberi e siguron se Miranda nuk ka pasur dijeni për emrat e operatorëve, ndërsa në vijim thekson se është “habitshme” sesi mund të jetë publikuar lista, pasi sipas tij vetëm ai e dinte përbërjen.

Berberi i shkruan Ballukut se “për çdo lot kanë marrë kriteret në letër pa emër”, duke treguar se si gara për fituesit e tenderëve ishte e kontrolluar që në nisje. SPAK ka dyshime se të gjithë kompanitë fituese të paracaktuara i vendosnin vetë kriteret për tenderët për çdo lot të Unazës së Madhe.

Më datë 5 tetor, Berberi i shkruan Ballukut se emisioni investigativ ‘Stop’ i ka kërkuar informacion për procedurat për lotin 1 të Unazës së Madhe. Balluku i shkruan “Të plasi trapi! Bëj punën dhe zbato ligjin. Kur të të vijë ty afati i përgjigjes, do kesh mbaruar me procedurat. Nesër publikoji te gjitha ne darke”.

Të nesërmen, në datën 06.10.2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme, Tiranë, Loti 4”.

PJESË NGA DOSJA

Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin “Bëhu gati për unazat të hënën në mëngjes”. Në orën 10:48, Evis Berberi: “Njoftimin? Apo inspektim”. Në orën 10:48, Belinda Balluku: “Njoftimin more”. Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: “Jo sot në darkë? S’ka ndryshim?”.

Në orën 10:49, Belinda Balluku: “A do t’i nxjerresh në darkë sot? Shumë mirë. Por do të të them”.

Në orën 10:50, Evis Berberi: “Ok po pres po më duhen 3 orë kohë nëse ka ndryshime”.

Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Asnjë ndryshim”. Në orën 10:52, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshte të bëj këngën. Por jam në Kukës”. Në orën 16:12 Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkës”.

Në orën 21:18, Evis Berberi: “Të vazhdojmë apo të presim për nesër”.

Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: “Jo, të mërkurën. Ikni shijoni fundjavën. Merruni me pune serioze. Ke një plehrë aty që flet”.

Në orën 21:33, Evis Berberi: “Çfarë ka dalë. Ok të mërkurën”.

Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Ballukumesazhin “Ka ardhur Stop dhe kërkon informacion për procedurën e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thamë bëj kërkesë me shkrim të marrësh përgjigje e beri, kërkojnë të dinë nëse është shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nëse nuk është shpallur pse jo? Bënë dhe një kronike jashtë dhe ikën”.

Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: “Të plasi trapi. Bëj punën dhe zbato ligjin. Kur te të vijë ty afati i përgjigjes, do kesh mbaruar me procedurat. Nesër publikoji të gjitha në darkë”.

''Ke një plehrë aty që flet, të plasi trapi
Previous Post

Trump bën një ndryshim të papritur me Mamdanin: Momente të lezetshme dhe batuta në Shtëpinë e Bardhë

Next Post

Inter-Milan: Të dhënat për derbin e 23 nëntorit 2025

Next Post
Inter-Milan: Të dhënat për derbin e 23 nëntorit 2025

Inter-Milan: Të dhënat për derbin e 23 nëntorit 2025

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ish-deputeti i PD përmendet në dosjen “Balluku”; zv.kryeministrja paralajmëron Berberin: Të mos merren më tendera prej tij.

Ish-deputeti i PD përmendet në dosjen “Balluku”; zv.kryeministrja paralajmëron Berberin: Të mos merren më tendera prej tij.

November 22, 2025
Video/ Ndryshimi i ngjyrës së detit Jon për shkak të motit të keq, shikoni çfarë ndodhi në vijën bregdetare të Sarandës.

Video/ Ndryshimi i ngjyrës së detit Jon për shkak të motit të keq, shikoni çfarë ndodhi në vijën bregdetare të Sarandës.

November 22, 2025
Bundesliga/Bayern ‘gjen ritmin’ përballë Freiburgut, Dortmund ndalet në shtëpi.

Bundesliga/Bayern ‘gjen ritmin’ përballë Freiburgut, Dortmund ndalet në shtëpi.

November 22, 2025
Teuta siguron një fitore të ngushtë ndaj Vorës, duke u pozicionuar në vendin e katërt në klasifikim.

LAJME

Ish-deputeti i PD përmendet në dosjen “Balluku”; zv.kryeministrja paralajmëron Berberin: Të mos merren më tendera prej tij.

by timoni.al
November 22, 2025
0

Në duar të prokurorisë është një dosje që përmban përgjime nga celulari i Ervis Berberit, ish drejtor i ARRSH-së, i...

Read moreDetails
Video/ Ndryshimi i ngjyrës së detit Jon për shkak të motit të keq, shikoni çfarë ndodhi në vijën bregdetare të Sarandës.

Video/ Ndryshimi i ngjyrës së detit Jon për shkak të motit të keq, shikoni çfarë ndodhi në vijën bregdetare të Sarandës.

November 22, 2025
Bundesliga/Bayern ‘gjen ritmin’ përballë Freiburgut, Dortmund ndalet në shtëpi.

Bundesliga/Bayern ‘gjen ritmin’ përballë Freiburgut, Dortmund ndalet në shtëpi.

November 22, 2025
Teuta siguron një fitore të ngushtë ndaj Vorës, duke u pozicionuar në vendin e katërt në klasifikim.

Teuta siguron një fitore të ngushtë ndaj Vorës, duke u pozicionuar në vendin e katërt në klasifikim.

November 22, 2025
Reshjet e shiut në Fier/ Prurjet e lumit Seman përmbytin dhjetëra hektarë tokë dhe 40 puse nafte

Reshjet e shiut në Fier/ Prurjet e lumit Seman përmbytin dhjetëra hektarë tokë dhe 40 puse nafte

November 22, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ish-deputeti i PD përmendet në dosjen “Balluku”; zv.kryeministrja paralajmëron Berberin: Të mos merren më tendera prej tij.

Ish-deputeti i PD përmendet në dosjen “Balluku”; zv.kryeministrja paralajmëron Berberin: Të mos merren më tendera prej tij.

November 22, 2025
Video/ Ndryshimi i ngjyrës së detit Jon për shkak të motit të keq, shikoni çfarë ndodhi në vijën bregdetare të Sarandës.

Video/ Ndryshimi i ngjyrës së detit Jon për shkak të motit të keq, shikoni çfarë ndodhi në vijën bregdetare të Sarandës.

November 22, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al