Thursday, November 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga nisja e hetimeve të SPAK për aferën e Llogarasë te bllokimi i pasaportës për Ballukun/ Si nisi ‘dysheza’ politike e zëvendëskryeministres

Editor by Editor
November 20, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Nga nisja e hetimeve të SPAK për aferën e Llogarasë te bllokimi i pasaportës për Ballukun/ Si nisi ‘dysheza’ politike e zëvendëskryeministres
0
SHARES
39
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka marrë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre, dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku u mor e pandehur rreth dy javë më parë, por kryeministri Rama nuk e shkarkoi nga detyra.

Një ditë më parë në parlament, ish-zv.kryeministrja tha se nuk do të fliste kurrë kundër drejtësisë së re.

Akuzat e SPAK për Ballukun

Hetimi për Ballukun lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë).

Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.

Hetimi ka nisur pas një kontrolli në banesën e ish-Drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberi, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në shkurt 2024, ku u sekuestruan telefona, pajisje kompjuterike dhe dokumente.

Ekspertimi i këtyre pajisjeve ka mundësuar rikuperimin e komunikimeve të Berberit dhe bashkëshortes së tij, Adela Ruko, të cilat sollën më pas krijimin e një dosjeje që lidhet edhe me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe përfshirjen e Ballukut në hetime.

Balluku ra në rrjetën e komunikimeve me vartësin e saj Ervis Berberi gjatë kohës kur ai drejtonte ARRSH-në, ndërsa roli i saj në paracaktimin e fituesve të tenderave publikë mbetet objekt hetimi.

Tenderi i tunelit të Llogarasë, i hapur nga ministria e Infrastrukturës në 1 dhjetor 2021, u fitua në mars 2022 nga bashkimi i kompanive “Hill International N.V” dhe “Net-Group”, pasi kompanitë “Stucky L.T.D” dhe “Gjeokonsult & CO” u skualifikuan për shkelje të kushteve të tenderit. SPAK dyshon se kjo skualifikim mund të ketë qenë i qëllimshëm për favorizimin e fituesve, për shkak të lidhjeve mes Berberit, biznesmenit Valter Begaj dhe ministres Belinda Balluku.

Hetimet kanë përfshirë gjithashtu tërheqjen e dokumenteve nga ARRSH për praktikën e prokurimit që lidhet me mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, si dhe verifikimin e aksioneve të kompanisë “Net-Group”, të cilat më 4 dhjetor 2024 iu dhuruan bashkëshortes së Valter Begajt, Loreta Vallja.

Njoftimi zyrtar i SPAK (31 tetor 2025)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398.

Ditën e djeshme në parlament, kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se shifra për abuzimin me tenderin në tunelin e Llogarasë është fiktive, njësoj siç sipas tij ka ndodhur më herët dhe me aferën e inceneratorëve.

Tashmë pas masës së dhënë nga Gjykata e Posaçme, mbetet për t’u parë nëse kryeministri do të zgjedhë persona të tjerë në postin e zëvendësit të tij, si dhe në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, një prej portofoleve më të rëndësishme në qeveri.

Previous Post

Turizmi në zonën e Prespës, tre kryebashkiakët e liqenit bisedojnë për kooperimin transkufitar

Next Post

Pezullimi dhe sekuestrimi i pasaportës së Ballukut, reagon GJKKO: Masat e sigurimit kanë karakter sekret!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shtypi polak shpreh kënaqësinë pas shortit: Shqipëria? Rezultatet nuk mund të ishin më të mira…

Shtypi polak shpreh kënaqësinë pas shortit: Shqipëria? Rezultatet nuk mund të ishin më të mira…

November 20, 2025
Playoffi i futbollit/Kreu i FSHF, Duka: Nuk e kishim pritur një dhuratë, shpresojmë të ofrojmë emocione pozitive.

Playoffi i futbollit/Kreu i FSHF, Duka: Nuk e kishim pritur një dhuratë, shpresojmë të ofrojmë emocione pozitive.

November 20, 2025
GJKKO lirojnë nga paraburgimi të dashurën e Safet Bajrit, ish-missin Eria Ago

GJKKO lirojnë nga paraburgimi të dashurën e Safet Bajrit, ish-missin Eria Ago

November 20, 2025
Vijojnë prurjet në lumin Vjosa, qeni në rrezik mbytjeje, kërkohet ndihmë me mjete lundruese për shpëtim.

Prurjet në lumin Vjosa/ Kafsha e bllokuar në ujë shpëtohet nga forcat e armatosura me ndihmën e mjeteve lundruese.

November 20, 2025
Shtypi polak shpreh kënaqësinë pas shortit: Shqipëria? Rezultatet nuk mund të ishin më të mira…
LAJME

Shtypi polak shpreh kënaqësinë pas shortit: Shqipëria? Rezultatet nuk mund të ishin më të mira…

by timoni.al
November 20, 2025
0

Skuadra e kombëtares polake, e drejtuar nga Jan Urban, ka mësuar se do të përballet me Shqipërinë në gjysmëfinalen e...

Read moreDetails
Playoffi i futbollit/Kreu i FSHF, Duka: Nuk e kishim pritur një dhuratë, shpresojmë të ofrojmë emocione pozitive.

Playoffi i futbollit/Kreu i FSHF, Duka: Nuk e kishim pritur një dhuratë, shpresojmë të ofrojmë emocione pozitive.

November 20, 2025
GJKKO lirojnë nga paraburgimi të dashurën e Safet Bajrit, ish-missin Eria Ago

GJKKO lirojnë nga paraburgimi të dashurën e Safet Bajrit, ish-missin Eria Ago

November 20, 2025
Vijojnë prurjet në lumin Vjosa, qeni në rrezik mbytjeje, kërkohet ndihmë me mjete lundruese për shpëtim.

Prurjet në lumin Vjosa/ Kafsha e bllokuar në ujë shpëtohet nga forcat e armatosura me ndihmën e mjeteve lundruese.

November 20, 2025
Propozimi i Trump për zgjidhjen e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, reagimi i politikanit ukrainas: Drafti është i çuditshëm dhe jorealist.

Propozimi i Trump për zgjidhjen e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, reagimi i politikanit ukrainas: Drafti është i çuditshëm dhe jorealist.

November 20, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shtypi polak shpreh kënaqësinë pas shortit: Shqipëria? Rezultatet nuk mund të ishin më të mira…

Shtypi polak shpreh kënaqësinë pas shortit: Shqipëria? Rezultatet nuk mund të ishin më të mira…

November 20, 2025
Playoffi i futbollit/Kreu i FSHF, Duka: Nuk e kishim pritur një dhuratë, shpresojmë të ofrojmë emocione pozitive.

Playoffi i futbollit/Kreu i FSHF, Duka: Nuk e kishim pritur një dhuratë, shpresojmë të ofrojmë emocione pozitive.

November 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al