Francesco Totti dhe Ilary Blasi pritet të mbyllin përfundimisht çështjen e divorcit të tyre më 21 mars, sipas të përditshmes “Il Messaggero”. Ky divorc shënon fillimin e një kapitulli të ri për të dy pas një periudhe të gjatë diskutimesh dhe akuzash.
Një element i ri dhe të papritur në këtë histori ka qenë dëshmia e Cristiano Iovino, një sipërmarrës dhe instruktor personal, i cili pranoi se kishte pasur një lidhje intime me Blasin për një vit. Iovino deklaroi se takimet e tyre kishin nisur në vitin 2021, kur ajo ende ishte e martuar me Tottin, një kohë para se të dilnin në pah fotot e ekskapitenit me Noemi Bocchi. Kjo dëshmi ka kundërshtuar pretendimin e Ilary Blasi, e cila në dokumentarin “Unica” kishte folur vetëm për një takim të shkurtër. Ajo gjithashtu kishte akuzuar Tottin për tradhti, duke theksuar se kishte zbuluar lidhjen e tij përmes një hetuesi privat.
Me mbylljen e divorcit, Blasi duket se është gati për të filluar një kapitull të ri në jetën e saj. Ajo është në një lidhje me sipërmarrësin gjerman Bastian Mueller, i cili i ka dhuruar një unazë fejese. Blasi ka përmendur se takimi me Mueller ka qenë një surprizë e madhe dhe se ai ka sjellë një vlerë të shtuar në jetën e saj. Ekziston mundësia që ata të shkojnë në altar brenda vitit 2026.
Nga ana tjetër, Francesco Totti gjithashtu po shfaqet i gatshëm për një fillim të ri. Ai është transferuar në një vilë në zonën Fernesina, në veri të Romës, që mund të bëhet shtëpia e tij bashkëshortore me Noemi Bocchi, nëse ai vendos të martohet përsëri. Ky proces divorcit ka hapur mundësi të reja për të dy personazhet e njohur italianë, të cilët tashmë po shohin nga një e ardhme e re, pas përfundimit të marrëdhënies së tyre të gjatë.















