Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha në SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistia e krimit elektoral, atentat ndaj rendit demokratik

Editor by Editor
November 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha në SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistia e krimit elektoral, atentat ndaj rendit demokratik
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë të marrë ndaj tij “Detyrim Paraqitjeje”.

Pasi la ambientet e Prokurorisë, Berisha lexoi dhe mesazhin që ai ythotë se la për kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

“Altin Troplinit, Pojës së Skapit, krimi i tij antikushtetues, amnistia e krimit elektoral, përbën atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit dhe është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini.

Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë”, u shpreh Berisha.

Paraqitja e Berishes ne SPAK vjen vetëm pak ditë pasi Berisha refuzoi t’i përgjigjej thirrjes së prokurorëve të posaçëm për t’u paraqitur në SPK në lidhje me dosjen e “21 janarit”.

Berisha u shpreh se nuk kishte marrë njoftim për thirrjen, ndërkohë SPAK e përgënjeshtroi se fletëthrrjet janë dorëzuar në banesën e tij, në Kuvend dhe në selinë e PD, por se nuk janë pranuar të tërhiqen.

Kujtojmë se në lidhje me dosjen “Partizani” Berisha është marrë i pandehur së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë.

Kreu i PD do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Previous Post

Largohet nga fusha e lojës me barrelë, dëmtimet janë një makth për Armando Brojën

Next Post

Berisha lexon kronologjinë: Kjo është e gjithë mbrojtja që Ramaduro i bën delinkuentes Irena Gjoka

Next Post
Berisha lexon kronologjinë: Kjo është e gjithë mbrojtja që Ramaduro i bën delinkuentes Irena Gjoka

Berisha lexon kronologjinë: Kjo është e gjithë mbrojtja që Ramaduro i bën delinkuentes Irena Gjoka

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al