Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Protestë në Strasburg për liderët e UÇK: Po qëndrojnë në Hagë pa të drejtë!

timoni.al by timoni.al
November 16, 2025
in KRYESORE
0
Protestë në Strasburg për liderët e UÇK: Po qëndrojnë në Hagë pa të drejtë!
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Organizatat që përfaqësojnë ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) zhvillojnë sot një protestë në ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. Ato kërkojnë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, të cilët, sipas tyre, po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Hysni Gucati, drejtues i OVL-UÇK, njoftoi se aksioni ka për qëllim apelimin për drejtësi dhe rikujtimin e institucioneve europiane për krijimin e Gjykatës Speciale, e cila, sipas tij, është themeluar mbi bazën e gënjeshtrave të ish-senatorit zviceran, Dick Marty. Ai shpreson për mbështetje masive nga diaspora shqiptare dhe njoftoi se do t’iu dërgojnë letra të gjithë anëtarëve të Parlamentit të Këshillit të Europës për të vënë në dukje padrejtësinë që po iu bëhet ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte.

Gucati theksoi se janë përgatitur dokumentacione me shkelje të procedurave që do t’i ndahen deputetëve, duke i bërë ata të vetëdijshëm për llojin e gjykatës që po mbështesin financiarisht. Protesta të ngjashme janë organizuar më parë në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë, ndërsa për një protestë të mundshme në Shkup, Gucati shprehu se situata politike nuk e lejon këtë në momentin e tanishëm. Ai gjithashtu e konsideroi dëshminë e ish-gjeneralit amerikan Wesley Clark në Hagë si një fakt të rëndësishëm për gjykatën.

Nga ana tjetër, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, shprehu mbështetje për protestuesit, duke thënë se ndodhet “me mendje e zemër” në Strasburg, aty ku, sipas tij, nisi padrejtësia ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar. Ai i quajti të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së dhe kërkoi lirimin e tyre, duke theksuar se pafajësia e tyre është konfirmuar nga aleatët amerikanë dhe europianë në Hagë. Protesta synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi situatën e ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe të kërkojë mbështetje për ta në arenën ndërkombëtare.

Previous Post

EMRAT/ Tritol biznesit në Kamëz pasi refuzoi t’i paguajë “gjobën” 500 mijë euro, arrestohen 3 të rinjë! Mes tyre dhe ish-oficeri Jeton Lami

Next Post

“Po nuk bëre gjë për të tjerët, e ke vendin në ferr”/ Rama tregon historinë me gjyshen: Do takosh shumë njerëz në jetë, por…

Next Post
“Po nuk bëre gjë për të tjerët, e ke vendin në ferr”/ Rama tregon historinë me gjyshen: Do takosh shumë njerëz në jetë, por…

"Po nuk bëre gjë për të tjerët, e ke vendin në ferr"/ Rama tregon historinë me gjyshen: Do takosh shumë njerëz në jetë, por...

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al