Friday, November 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas futjes në listën e zezë nga SHBA/ Cila ishte arsyeja e vërtetë e takimit mes Luftar Hysës dhe Edi Ramës

Editor by Editor
November 14, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Pas futjes në listën e zezë nga SHBA/ Cila ishte arsyeja e vërtetë e takimit mes Luftar Hysës dhe Edi Ramës
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Vendosja e biznesmenit Luftar Hysa në listën e zezë të SHBA-së ditën e djeshme ka pushtuar mediat vendase si dhe të huaja. Luftar Hysa njihet në botën e medias meksikane për lidhjet e tij me kartelin meksikan të drogës Sinaloa dhe për bizneset e tij në fushën e lojërave të fatit. 

Por për mediat shqiptare emri i Luftar Hysës doli kur shkoi në kryeministri dhe zhvilloi një takim me kryeministrin Rama. Takimi mes tyre është zhvilluar më datë 4 tetor 2020, ku Dosja.al, raportoi ekskluzivisht në atë kohë takimin si dhe fotot kur Hysa shkoi në kryeministri. 

Por për çfarë u mbajt takimi?

Arsyeja e takimit mes Ramës dhe Hysës aktualisht është ende e paqartë. Kjo për shkak se askush nga të dy ata apo persona të tjerë që kanë marrë pjesë në takim, nuk kanë treguar arsyen e vërtetë të takimit, ose një version të përbashkët. Dosja.al, ka bërë disa kërkime në lidhje me takimin e zhvilluar mes tyre, por nuk gjetëm dot një variant të vetëm. 

Fillimisht ka qenë Luftar Hysa, që ka folur për këtë takim. Gjatë një intervistë për emisionin ‘Opinion’, Hysa më20 shtator 2022, ka deklaruar se takimi ka qenë për një projekt ‘reportazhi’ për Shqipërinë. Sipas Hysës, një mik i tij Max Milligan i ka kërkuar një takim me Ramën, për shkak se donte shumë të bënte një reportazh dhe një libër për Shqipërinë.  

“Doja të takoja Edi Ramën për një histori shumë të bukur që do të doja ta ndaja me ju këtu. Kam një mik të mirë që është nga Anglia. Në fakt nga Skocia dhe jeton në Londër. Dhe ky miku im quhet Max Milligan. Jetova me të në Peru për tre vjet. Dhe Mak, vëllai i tij, ishte drejtor i SKY NEëS në Angli. Max është fotograf dhe bën libra. Ai bën fotografi dhe shkruan libra. Ai ka bërë libra për Perunë, Ganën, Bregun e Fildishtë, Islandën, Rumaninë dhe ky njeri gjithmonë ka dashur të bëjë një libër për Shqipërinë dhe të promovojë turizmin. Kam të gjitha mesazhet dhe bisedat me Maxin në telefonin tim. Dhe po kërkoja dhe duke parë që Rama është gjithashtu artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, i thashë se e vetmja gjë që mund të bëja ishte të propozoja këtë projekt që ai mund ta mbështeste. E gjeta Ramën përmes një miku tim gjerman, i cili është një mik i mirë i Shqipërisë dhe jam krenar që e kam mik. Dhe çfarë fola me të për atë që do ta ndihmonte Shqipërinë të hapte negociatat. Ai kishte ardhur për punët e tij dhe tha: “Më lejoni t’ju prezantoj me Kryeministrin”, tha Luftar Hysa.

Sipas Hysës, kjo është arsyeja e takimit me Ramën.

Por kryeministri çfarë thotë për këtë?

Kryeministri Edi Rama duket se nuk është dakord në lidhje me këtë deklaratë të Hysës, ose e ka harruar. Gjatë vitit të kaluar, Rama dha një intervistë për median italiane ‘RAI 3’, ku është pyetur nga gazetari në lidhje me akuzat e Opozitës se qeveria e tij ka lidhje me bandat kriminale.

Për takimin me Hysën në kryeministri, Rama u shpreh se një familje nga Vlora që ka ‘Marina Bay’ i ka prezantuar për shkak se e kishin të afërm dhe do i ndihmonte në menaxhimin e një kazinoje. Rama u shpreh se gjatë takimit, ai u ka prezantuar atyre paktën që qeveria kishte për hotelet me 5 yje.

‘Atje (në Vlorë) është një investim i një familjeje vlonjate. I ati është një person i njohur sepse ishte një nga aktivistët e gjelbër kundër Petroliferës Italiane. Familja ka investuar pak nga pak në ‘Marina Bay’. Pastaj më thanë se një i njohur i tyre që jeton në Meksikë dëshironte t’i ndihmonte për menaxhimin e një kazinoje. I thashë ‘dakord, hajdeni’. Erdhën, i takova, më kërkuan vetëm informacione për mundësinë e një projekti të tillë dhe u sqarova për paketën që ne kishim për hotelet me pesë yje: pa taksa për 10 vite, TVSH 6%, zero tarifa ndërtimi,’ tha Rama.

Siç e shihni të dyja këto versione nuk qëndrojnë bashkë. Nuk dihet se cili nga këto dy versionet është i sakti apo nëse ka një version të tretë për arsyen e vertetë të takimit. Por të dyja këto deklarata bien në kundërshtim me njëra-tjetrën, çka na bën të dyshojmë për një motiv tjetër për takimin.

Previous Post

TRAGJEDI në SHBA! Aksidenti i rëndë i pret jetën në mes të rinvje nga Shkodra, mblidhen në kohë REKORD paratë për të sjellë trupat e çiftit shqiptar në atdhe

Next Post

30-vjeçari, i shpallur në kërkim prej disa vitesh, arrestohet pas përplasjes me makinë që i mori jetën një personi.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Jeffrey Epstein dërgon e-mail Donald Trump-it, Presidenti amerikan reagon: Ai ishte një demokrat, pyesni Bill Clintonin për të.

Jeffrey Epstein dërgon e-mail Donald Trump-it, Presidenti amerikan reagon: Ai ishte një demokrat, pyesni Bill Clintonin për të.

November 14, 2025
Ministrja Koçiu: Lista e zezë për ndërtimet pa leje, do të ketë prishje ose konfiskim të subjekteve shkelëse.

Ministrja Koçiu: Lista e zezë për ndërtimet pa leje, do të ketë prishje ose konfiskim të subjekteve shkelëse.

November 14, 2025
Italia shqyrton strategjitë për fazën e playoff-it në kualifikueset e Botërorit.

Italia shqyrton strategjitë për fazën e playoff-it në kualifikueset e Botërorit.

November 14, 2025
GJKKO kërkon nga SPAK hetimin e deputetit të PD-së, Arjan Ndoja, për pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë

Lajmi Fundit

Jeffrey Epstein dërgon e-mail Donald Trump-it, Presidenti amerikan reagon: Ai ishte një demokrat, pyesni Bill Clintonin për të.

by timoni.al
November 14, 2025
0

Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve publikoi disa email-e, ku një prej tyre përmban një pretendim të financuesit të ndjerë...

Read moreDetails
Ministrja Koçiu: Lista e zezë për ndërtimet pa leje, do të ketë prishje ose konfiskim të subjekteve shkelëse.

Ministrja Koçiu: Lista e zezë për ndërtimet pa leje, do të ketë prishje ose konfiskim të subjekteve shkelëse.

November 14, 2025
Italia shqyrton strategjitë për fazën e playoff-it në kualifikueset e Botërorit.

Italia shqyrton strategjitë për fazën e playoff-it në kualifikueset e Botërorit.

November 14, 2025
GJKKO kërkon nga SPAK hetimin e deputetit të PD-së, Arjan Ndoja, për pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë

GJKKO kërkon nga SPAK hetimin e deputetit të PD-së, Arjan Ndoja, për pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë

November 14, 2025
Integrimi Evropian: Balla - Ndërsa historia thekson ndarjet, le të prioritetizojmë bashkimin.

Integrimi Evropian: Balla – Ndërsa historia thekson ndarjet, le të prioritetizojmë bashkimin.

November 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jeffrey Epstein dërgon e-mail Donald Trump-it, Presidenti amerikan reagon: Ai ishte një demokrat, pyesni Bill Clintonin për të.

Jeffrey Epstein dërgon e-mail Donald Trump-it, Presidenti amerikan reagon: Ai ishte një demokrat, pyesni Bill Clintonin për të.

November 14, 2025
Ministrja Koçiu: Lista e zezë për ndërtimet pa leje, do të ketë prishje ose konfiskim të subjekteve shkelëse.

Ministrja Koçiu: Lista e zezë për ndërtimet pa leje, do të ketë prishje ose konfiskim të subjekteve shkelëse.

November 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al