💥DOKUMENT ZYRTAR NGA KADASTRA: Bllokohet për 20 vjet regjistrimi i pallatit të ndërtuar nga Alaudin Malaj – derisa t’i kthejë pjesët e pronës qytetarit Mentor Mustafaraj💥
Një dokument i siguruar sot nga Kadastra Shqiptare tregon se objekti i ndërtuar nga ish-gjyqtari i Apelit të Vlorës, Alaudin Malaj, rezulton i bllokuar për 20 vite në regjistrin kadastral. Sipas dokumentit, ky bllokim qëndron në fuqi derisa Malaj të rikthejë pjesët e pronës që sipas vendimit të Gjykatës së Lartë i takojnë qytetarit Mentor Mustafaraj.
👉Në foton më poshtë dokumenti nga kadrastra:👇

Dokumenti nënvizon se pallati i ndërtuar nga Malaj në Vlorë nuk ka dokumentacion të certifikuar për të gjitha pjesët e pronësisë, ndërsa një pjesë e sipërfaqes vijon të jetë “e mbajtur peng” për shkak të moszbatimit të vendimit gjyqësor që i jep të drejtat pronësore Mustafarajt.
Në këtë situatë, bie fort në sy fakti se Malaj, i cili më herët ka qenë gjyqtar i Apelit në Vlorë dhe është përfolur për çështje korrupsioni, sipas pretendimeve të Mentor Mustafarajt nuk i ka kthyer pronën edhe pse ekziston një vendim i formës së prerë nga Gjykata e Lartë.
Ky bllokim 20-vjeçar i regjistrimit kadastral përbën një element të rëndësishëm, sepse sipas dokumentit tregon qartë se objekti i ndërtuar nga Malaj vijon të qëndrojë i paçertifikuar, dhe statusi i tij juridik mbetet i pasigurt për shkak të këtij konflikti të pazgjidhur.
🔥 DREJTËSIA DUHET TË VEPR0JË – Behar Dibra bëhu burrë, arresto Alaudin Malajn! 🔥

Në foto prokurori i SPAK Behar Dibra!
Pas padisë së qytetarit Mentor Mustafaraj Juan Toro Juanito, më në fund SPAK ka hapur hetim penal ndaj Alaudin Malajt dhe Brunilda Mersinit, për grabitjen mafioze të pronës në Vlorë.
Në një shkresë zyrtare, prokurori Behar Dibra i konfirmon vetë Mustafarajt se hetimi ka nisur!
🇦🇱 Sot, sytë e gjithë Shqipërisë janë te kjo dosje!
Ne i bëjmë thirrje prokurorit Behar Dibra:
👉 Mos u tërhiq!
👉 Mos u frikëso nga emrat e mëdhenj!
👉 Çoje këtë çështje deri në fund dhe ARRESTO Alaudin Malajn dhe Brunilda Mersinin!
Këta janë njerëzit që kanë përdorur togën e gjyqtarit për të grabitur qytetarët, për t’u pasuruar me prona, për të poshtëruar drejtësinë shqiptare!
Mjaft më! Populli kërkon drejtësi, jo pazar!
Asnjë i paprekshëm!
Asnjë i privilegjuar mbi ligjin!
⚖️ Zoti Dibra, historia do të të mbajë mend si prokurorin që guxoi të godasë kastën e korruptuar të drejtësisë – mos e humb këtë shans!
👉Dokumenti nga SPAK i firmosur nga prokurori i SPAK, Behar Dibra që tregon fillim e hetimeve ndaj Alaudin Malajt:👇👇👇
















