Thursday, June 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ Drejtori i doganave Gent Gazheli trasferoi drejt Zvicrës me çanta paratë e Belinda Ballukut

Editor by Editor
November 13, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Ekskluzive/ Drejtori i doganave Gent Gazheli trasferoi drejt Zvicrës me çanta paratë e Belinda Ballukut
0
SHARES
5.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Burime pranë portalit Timoni.al, raportojnë se Genti Gazheli ka gjetur një shtëpi në Zvicër dhe po përgatit familjen për zhvendosje atje që në momentin do ndihet i rrezikuar nga ndonjë arrestim i mundshëm nga SPAK, të kërkojë azil në shtetin zviceran. 

Burimi përmend gjithashtu se Gazheli thuhet se ka qenë i përfshirë në transferimin me çanta të parave të Belinda Ballukut drejt Zvicrës. Ai njihet si njeri i besuar i Ballukut dhe me bekimin e saj është i përfshirë në një sër skemash korruptive brenda doganave.

Sipas dokumenteve dhe komunikimeve zyrtare tashmë të referuara në SPAK, bëhet fjalë edhe për një skandal të pezulluar prej pesë vitesh, lidhur me gjobën ndaj kompanisë Bankers Petroleum, me vlerë që arrin deri në 130 milionë euro. Hetimi paraprak filloi në vitin 2020, ndërsa çështja u referua më pas për kompetencë në SPAK nga Prokuroria e Fierit.

Në atë periudhë, pas emërimit të Gent Gazhelit si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, shefi i Degës Doganore të Fierit, Olti Kuke, njoftoi zyrtarisht Gazhelin mbi vendimin për gjobë 30 milionë euro ndaj Bankers Petroleum. Sipas kallëzimit, pas kërkesës së hetimeve tatimore, gjoba u rivlerësua në 130 milionë euro, por ky vendim, sipas burimeve, është pezulluar nga vetë Gazheli përmes mosveprimit administrativ, pavarësisht se ishte njoftuar dy herë me shkresë dhe email.

Dosja e SPAK përmban dy shkresa zyrtare, të cilat dokumentojnë zinxhirin e komunikimit, por deri më sot nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, edhe pse ligji kërkon zgjidhje brenda gjashtë muajve.

Burime konfidenciale raportojnë se Gazheli ka zhvilluar takime personale me përfaqësues të kompanisë, ndërkohë që dosja mbeti e papunuar. Shefi i Doganës së Fierit, Olti Kuke, raportohet të ketë qenë nën presion të vazhdueshëm dhe u shkarkua nga detyra vetëm dy muaj më parë, duke u transferuar në pozicion specialisti, një lëvizje që burimet e lidhin me përpjekjen për të heshtur çështjen.

Ironikisht, vetëm pas pesë vitesh, gjoba ndaj Bankers Petroleum është zbardhur — pikërisht pak ditë pasi Prokuroria e Fierit ia kaloi dosjen SPAK-ut, dhe kur rasti u përmend publikisht nga Kryetari i KLSH-së dhe deputeti socialist Erion Braçe. Ky zhvillim ka ngritur dyshime mbi lidhjet politike që, sipas burimeve, e kanë “mbrojtur” Gent Gazhelin çdo herë që ka shpërthyer një aferë.

Gazheli, i quajtur nga vartësit e tij “Drejtori i 2030-s”, pritet të përballet me kallëzime të tjera, të lidhura me shkelje në sektorin e akcizës dhe tregtinë e mallrave të ndjeshme. Çështja mbetet nën hetim, ndërsa publikimi i mëtejshëm pritet të sjellë zhvillime të reja mbi një prej drejtuesve më të diskutuar të doganave shqiptare.

Previous Post

Buxheti i vitit 2026, Presidenca e kënaqur edhe me 14 milionë lekë më pak. Manja për Financat: Ato që iu hoqën Presidentit, jepini Autoritetit të Dosjeve.

Next Post

Juventus pezullon rinovimin e Yildiz, klube angleze dhe spanjolle në kërkim të turkut.

Next Post
Juventus pezullon rinovimin e Yildiz, klube angleze dhe spanjolle në kërkim të turkut.

Juventus pezullon rinovimin e Yildiz, klube angleze dhe spanjolle në kërkim të turkut.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al