Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Burra që vrapojnë të tmerruar nga të shtënat e makina që largohen me shpejtësi skëterrë! Çfarë nuk u “vu re” nga atentati mafioz ndaj Gilmando Danit në Rinas

Editor by Editor
November 12, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Burra që vrapojnë të tmerruar nga të shtënat e makina që largohen me shpejtësi skëterrë! Çfarë nuk u “vu re” nga atentati mafioz ndaj Gilmando Danit në Rinas
0
SHARES
55
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz të ndodhur mesditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, i cili i mori jetën Gilmando Danit dhe la të plagosur rëndë Muçi Shaljanin (i njohur me nofkën ‘Sheqeri’), punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Sipas pamjeve të siguruara nga Dosja.al, ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, kur persona të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj automjetit ku ndodhej pasagjer viktima Gilamando Dani, i cili sapo kishte mbërritur në aeroport nga Barcelona dhe shofer ishte punonjësi i AMP-së.

Pamjet tregojnë se mjeti është qëlluar nga autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma të ngjashme me ato të policisë. Në një moment, njëri prej tyre shihet duke zbritur nga automjeti, rimbushur armën dhe qëlluar sërish në drejtim të Danit, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit.

https://youtube.com/watch?v=RIKrHES4Bz8

Por ajo çfarë nuk u vu re janë edhe momentet e panikut që pasuan atentatin: qytetarë që vrapojnë për t’u larguar nga vednngjarja dhe automjete që largohen me shpejtësi nga rrethrrotullimi i Rinasit, në përpjekje për t’u shpëtuar plumbave.

https://youtube.com/watch?v=GOOFsj-u-aM

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil.

Previous Post

Balonat nga Bjellorusia/ Alarm në vendet fqinjë dhe në Perëndim: kontrabandë apo agresion hibrid?

Next Post

2300 vite dënim për kundërshtarin e Erdogan/ Kryeprokurori në Stamboll, i ‘çmendur’ nga akuzat, e konsideron përgjegjës për 142 shkelje ligjore

Next Post
2300 vite dënim për kundërshtarin e Erdogan/ Kryeprokurori në Stamboll, i 'çmendur' nga akuzat, e konsideron përgjegjës për 142 shkelje ligjore

2300 vite dënim për kundërshtarin e Erdogan/ Kryeprokurori në Stamboll, i 'çmendur' nga akuzat, e konsideron përgjegjës për 142 shkelje ligjore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al