Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Krijim profili të falsifikuar në rrjetet sociale me emrin dhe logon e një banke për ofertën e kredive të paautorizuara, një arrestim dhe dy persona në procedim në Tiranë.

timoni.al by timoni.al
November 12, 2025
in Lajmi Fundit
0
Krijim profili të falsifikuar në rrjetet sociale me emrin dhe logon e një banke për ofertën e kredive të paautorizuara, një arrestim dhe dy persona në procedim në Tiranë.
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një rast mashtrimi kompjuterik është goditur në Tiranë, ku është arrestuar autori kryesor dhe janë proceduar dy të tjerë në gjendje të lirë. Në kuadër të operacionit, është identifikuar dhe arrestuar O. Gj., 21 vjeç, banues në Laç. Shtetasit D. G., 23 vjeç dhe E. Gj., 21 vjeç janë proceduar penalish.

Shtetasi O. Gj. kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e një banke, për të mashtruar qytetarët. Ai kontaktonte individë përmes platformave online, ofrante kredi të rreme dhe, përmes aksesit të paautorizuar në llogaritë bankare, arrinte të boshatiste fondet. Kur llogaritë nuk kishin mjaftueshëm para, ai inkurajonte qytetarët të depozitojnë shuma prej 750 deri në 1,500 euro, duke premtuar një kredi prej 15,000 eurosh.

Faleminderit bashkëpunimit të ngushtë mes ekspertëve të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u arrit ndalimi i autorit kryesor dhe ndërprerja e veprimtarisë së paligjshme. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht skemën dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme, në lidhje me veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Mashtrim kompjuterik”, “Ndërhyrje kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”.

Previous Post

Atentati në Rinas, Gilmando Dani humb jetën; Muçi Shaljani i intubuar në reanimacion pas dy plumbave në kokë.

Next Post

U plagos në atentatin e Rinasit, ja si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit

Next Post
U plagos në atentatin e Rinasit, ja si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit

U plagos në atentatin e Rinasit, ja si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al