Tuesday, November 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha i drejtohet ambasadorit të BE: Cilido që mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij

Editor by Editor
November 11, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha i drejtohet ambasadorit të BE: Cilido që mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kreu i Partiisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se cildo që që mohon “narkoshtetin”, mbështet sipas tij Kryeministrin Edi Ramën. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së, Berisha u shpreh se Shqipëria është eksportuesi më i madh i krimit në Europë dhe botë.

Lideri i opozitës u ndal sërish tek ligji mbi barazinë gjinore, duke thënë se 21 vende anëtare të BE, nuk e kanë miratuar këtë ligj për vendet e tyre. Në fund, Kryedemokrati tha se 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar për shkak të “narkoshtetit”.

“Çfarë ka sjellë kjo ? Kjo ka sjellë tretjen e kombit shqiptar para syve tanë. Rënien e prodhimit. Rënien e punësimit. Largimin masiv të qytetarëve nga Shqipëria. Shqipëria eksportues madhor i krimit në Europë dhe në botë. Rrëmbimin e zgjedhjeve nga krimi. Kjo është e vërteta për çdo shqiptar. Në një kohë kur Shqipëria ka pasuri përrallore, më të pakrahasueshme me çdo lloj tjetër pasurie natyrore. Dhe çdo pasuri e ka. Nuk ka një vend të dytë të bekuar si Shqipëria që të ketë gjithë pasuritë. Ne jemi të bekuar me ujë, me naftë, me çdo gjë. Këto ditë një studiues serioz publikoi një studim të tij.
Çfarë gjeti ? Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 118 përqind më të larta se në BE. Po ky që jeton këtu me 300 euro, me 500 euro, pra ky shpenzon 18 përqind se sa po të ishte në Itali, Greqi apo ndonjë vend tjetër të BE. E vërteta është se ne kemi qëndruar kundër narkoshtetit. PD ka qëndruar. Por duhet të them këtu se ky nuk zbriti nga qielli. Natyrisht që Edi Rama ishte promotor, por Edi Rama u mbështet dhe vazhdon të mbështetet për narkoshtetin e tij. Vazhdon të mbështetet në një kohë kur nga Kakavija gjer në kufi me Plavën, Shqipëria u mboll me mijëra plantacione kanabis. Ju kujtohet ju se si Donald Lu mblodhi 1500 policë në Pallatin e Kongreseve dhe u thotë: përgëzime të mëdha për luftën e jashtëzakonshme që i bëni drogës. Unë e shihja se ajo ishte shkatërrimi i vendit. E takova dhe i thashë, ambasador, kjo që bëre ti, është mbështetje për vendosjen në Shqipëri të narkoshtetit. Jo, tha, ne nuk merremi me drogat e buta, merremi me drogat e forta. Ashtu, i thashë unë, të them një gjë tjetër, gjatë 8 viteve në pushtet, agjencitë tuaja të zbatimit të ligjit bënin nga 10-15 mbledhje në vit me përfaqësuesit tanë për të parë se mmos ka kund burime të financimit të terrorizmit dhe unë isha shumë mirënjohës. Tani që nja 200-300 shqiptarë luftojnë me ISIS për kauzën e gabuar, kalifi Al Bagdadi mund t’u thotë shkoni mbillni kanabis dhe na sillni paratë. Çfarë ndodhi? Trafikantët shqiptarë pushtuan Italinë dhe Europën me kanabis. U bënë një me Ndragetën dhe Kamorrën. Në 18 muaj, autoritetet italiane kanë konfiskuar 830 skafe, kanë arrestuar, që zakonisht kapen 10 përqind, 720 skafistë. Dhe ushtria e kanabistëve, bashkë me kumbarët e tyre, u vërsulën drejt Amerikës latine dhe kanë kapur sot majat. Përsëri sot mbështetet.

Ju e keni dëgjuar reagimin e ambasadorit të BE, reagimin e fundit. Unë duhet t’u them ju dhe shqiptarëve se kundërshtitë e mia me këtë zotëri, sigurisht që kishin lidhje me ligjin që nuk mund ta pranoj kurrë, një ligj të cilin nuk e kanë pranuar 21 vende anëtare të BE. Një ligj, të cilin Gjykata Kushtetuese franceze e ka hedhur poshtë në vitin 2016. Një ligj, të cilin Gjykata Supreme e SHBA e hodhi poshtë para dy ditësh. Një ligj, për të cilin Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg, ka shkruar se çështja e gjinisë është një çështje e vendeve anëtare dhe nuk buron nga e drejta e Bashkimit. Dhe e morën dhe e vunë me urgjencën më të madhe. Por unë pranoj, secili duhet të mbajë pikëpamjet që ka dhe të mbrojë atë që mendon.
Por atë me të cilën nuk bie dakord kurrë me të, është sepse ky zotëri së pari u thotë deputetëve të PD, dhe jo vetëm, se ai narkoshteti për të cilin flet Berisha, nuk e beson njeri as këtu as në Luksemburg. Sigurisht se ti çon ato informacione, të cilat janë absolutisht të pavërteta, se narkoshteti është realiteti më dramatik, më tragjik i shqiptarëve. Atëherë unë i drejtoj pyetjen: na thuaj pse ikën 1 milion e 99 mijë shqiptarë gjatë viteve në narkoshtetit ? Na thuaj çfarë janë këto kulla, të cilat vetëm 20 përqind i kanë nga bankat? Na thuaj çfarë përfaqëson Adelajda Roko, motra e vëllezërve Roko, drejtoreshë e planifikimit dhe urbanistikës së përgjithshme, zëvendëse e Edi Ramës në këto funksione ? Na thuaj çfarë do të thotë ky kurs me 35 përqind, i rrëzuar përtokë ? Unë, zotërisë së tij dhe cilido që mohon narkoshtetin, i them me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij.” tha Berisha.

Previous Post

DETAJE/ Mbeti i plagosur në vrasjen e Gilmando Danit, ‘shoferi’ i Benzit anti-plumb dyshohet punonjës i AMP

Next Post

Vrasje me breshëri plumbash në Rinas/ Detajet mbi Gilmando Danin, i cili ka qenë target i dy atentateve të tjera dhe u lirua nga burgu para një viti

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Spartaku i Moskës konfirmon shkarkimin e trajnerit Dejan Stankoviç.

Spartaku i Moskës konfirmon shkarkimin e trajnerit Dejan Stankoviç.

November 11, 2025
Tragedi në bregdetin grek: Varka me emigrantë mbytet, disa persona humbin jetën.

Tragedi në bregdetin grek: Varka me emigrantë mbytet, disa persona humbin jetën.

November 11, 2025
Kombëtarja realizon seancën e dytë stërvitore në Spanjë përgatitja për ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës ndaj Andorrës.

Kombëtarja realizon seancën e dytë stërvitore në Spanjë përgatitja për ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës ndaj Andorrës.

November 11, 2025
Ftesë në 5: Lediona Xheladinaj ndan për herë të parë përvojën e saj pas aksidentit të rëndë: "E pyesa mjekun nëse do të filloja të ecja sërish..."

Ftesë në 5: Lediona Xheladinaj ndan për herë të parë përvojën e saj pas aksidentit të rëndë: “E pyesa mjekun nëse do të filloja të ecja sërish…”

November 11, 2025
Spartaku i Moskës konfirmon shkarkimin e trajnerit Dejan Stankoviç.
AKTUALITET

Spartaku i Moskës konfirmon shkarkimin e trajnerit Dejan Stankoviç.

by timoni.al
November 11, 2025
0

Dejan Stankoviç nuk është më trajner i Spartak Moskës, sipas njoftimit zyrtar të klubit rus. Stankoviç u largua me marrëveshje...

Read moreDetails
Tragedi në bregdetin grek: Varka me emigrantë mbytet, disa persona humbin jetën.

Tragedi në bregdetin grek: Varka me emigrantë mbytet, disa persona humbin jetën.

November 11, 2025
Kombëtarja realizon seancën e dytë stërvitore në Spanjë përgatitja për ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës ndaj Andorrës.

Kombëtarja realizon seancën e dytë stërvitore në Spanjë përgatitja për ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës ndaj Andorrës.

November 11, 2025
Ftesë në 5: Lediona Xheladinaj ndan për herë të parë përvojën e saj pas aksidentit të rëndë: "E pyesa mjekun nëse do të filloja të ecja sërish..."

Ftesë në 5: Lediona Xheladinaj ndan për herë të parë përvojën e saj pas aksidentit të rëndë: “E pyesa mjekun nëse do të filloja të ecja sërish…”

November 11, 2025
Gjermania shpreh shqetësim për atletët që lënë të papërdorur fanellat e përfaqësive: Kërkojmë shpërblim nga federatat që përfitojnë.

Gjermania shpreh shqetësim për atletët që lënë të papërdorur fanellat e përfaqësive: Kërkojmë shpërblim nga federatat që përfitojnë.

November 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spartaku i Moskës konfirmon shkarkimin e trajnerit Dejan Stankoviç.

Spartaku i Moskës konfirmon shkarkimin e trajnerit Dejan Stankoviç.

November 11, 2025
Tragedi në bregdetin grek: Varka me emigrantë mbytet, disa persona humbin jetën.

Tragedi në bregdetin grek: Varka me emigrantë mbytet, disa persona humbin jetën.

November 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al