Berisha deklaroi:
Unë po të garantoj që nuk kam shprehur këtu, për arsye kohe dhe të tjera, as dyzet përqind të asaj që ky ligj përfaqëson.
Sepse ky ligj zotëri, me ndryshimin e fundit, bën fjalë për përkatësi të shumëfishta.
Bën fjalë për diversitete të gjëra identiteti.
Dhe identiteti me diversitete të gjera, e kupton vetë, se jam burrë, nuk jam burrë, jam grua, nuk jam grua.
Unë them atë që ekspertët e të drejtës evropiane kanë shkruar. Në asnjë nen të direktivës evropiane nuk bëhet fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, as për identitete gjinore me spektër të gjerë.
I ka thënë një përgjigje shumë të qartë Gjykata Europiane të Drejtave të Njeriut, Gjykata Kushtetuese franceze, e cila ndaloi në vitin 2016 në një gjykim pranimin e gjinisë neutrale.
Që gjinia neutrale është shumë më pak, se këtu bëhet fjalë për diversitet, bëhet fjalë për dërgimin e qenies njerëzore gjer në kafshi, gjer në poligamizëm, gjer në poliandrizëm.
Për çdo familjar që i lexon këtu, këto përkufizime heqin çdo lloj arritje në trashëgiminë shekullore të konsolidimit të familjes.
Po, shoqëria ka qenë poliandrike, poligamike, përsëri sot ka disa fise të tilla afër Himalajave, por shoqëria e civilizuar ka evoluar në statusin binar, biologjik binar, atë që ka dhënë Zoti dhe që e ka konsoliduar në shekuj.
Këtu nuk po e ekzagjeroj fare.
Se nëse hyn më shumë, ligji përmbys gjithçka.
Është atentati më i rrezikshëm që është bërë ndaj qenies njerëzore.
Tejkalon doktrinën e Marksit, është post-marksiste.
Ata që po protestojnë aty, nuk do mund të lexojnë më Kuranin.
Në qoftë se ata nuk pranojnë përkatësinë e shumëfishtë, në qoftë se ata nuk pranojnë gjininë në diversitetin e gjerë të saj, ata dënohen aty.
Mirëpo ata në libra kanë të shkruar gjininë burrë dhe grua.
Është shumë, shumë e vërtetë.
Këta nuk flasin më as për gjininë neutrale.
Këta flasin për përkatësi të shumëfishtë. Pra jo të dyfishtë, që është e sanksionuar në Kushtetutë, e sanksionuar në Kodin e Familjes, e sanksionuar në të gjitha kodet.
Kjo përmbyset.
Ligji vendos censurën e plotë mbi besimet fetare duke mos i lejuar të shprehen.
Por në themel të Biblës dhe Kuranit janë vlerat e shenjta të familjes dhe të njeriut.
Nuk është e vërtetë.
Mos i pranoni të tilla.
Ata edhe disa vërejtje që morën parasysh, i kanë rikthyer.
Por ata mbrëmë në një rast të pazakontë, afër mesnate lëshuan një deklaratë ku thuhej se fotografia që kishte publikuar Taulant Balla me qëllim mashtrimin ishte një fake.
Se është një goditje shumë e rëndë e lirisë së fjalës.
Sepse nëse thua se ka dy gjini, gjobitesh.
Sepse nëse kërkon nga shkolla që fëmija im është vajzë, ti dënoheh sepse ata do i japin hormone, do bëjnë gjithçka ta nxisin të ndryshojë gjininë.
Ky është ligji faktiksht i përmbysjes së një shoqërie dhe ideoliogjimit të saj me doktrinën e ekstremit të majtë.
Doktrinën më të zezë që ekziston sot në botë.
Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.
Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare.
Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët.
Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore.
Të dalë, ta nxjerrë aty.















